Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kupchan: Trump më shumë përgjegjësi për evropianët, nuk shoh tërheqje ushtarake nga Kosova apo Evropa

14/02/2025 - 18:12
në Lajme
A A
Kupchan: Trump më shumë përgjegjësi për evropianët, nuk shoh tërheqje ushtarake nga Kosova apo Evropa
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qëndrimi i Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hesgeth, për qasjen e SHBA-së ndaj konfliktit në Ukrainë dhe për rolin SHBA-së në sigurinë e Evropës që është paralajmëruar se do të reduktohet, ka nxitur reagime dhe shqetësime të mëdha. Alarmi është dhënë edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Kosovën e Bosnjën për shkak të problemeve me Serbinë.

Megjithatë, profesori amerikan dhe ish-këshilltari i Barack Obamas sa kishte qenë president i SHBA-së, Charles Kupchan, ka thënë se nuk pret që kjo qasje e re politike e Administratës Trump të ketë ndikim në Ballkanin Perëndimor. Sipas Kupchan, fatmirësisht në rajon s’ka luftë dhe Trump është i preokupuar t’i japë fund luftës në Ukrainë.

“Jo, nuk shoh implikime të menjëhershme për politikën e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor. Trump dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe Hegseth parashtroi disa nga supozimet fillestare të Uashingtonit. Për fat të mirë, në Ballkan nuk ka asnjë luftë që Trump po kërkon të ndërmjetësojë”, ka thënë Kupchan.

Lidhur me paralajmërimet për reduktim të trupave amerikane në Evropë dhe mundësinë e reduktimit të trupave edhe në Kosovë, Kupchan ka thënë se s’parasheh ndonjë tërheqje të SHBA-së nga Evropa apo Kosova, por se pret që SHBA t’i lë në dorë më shumë përgjegjësi aleatëve evropianë.

“Trump është i prirur të lehtësojë rolin e mbrojtjes së SHBA-së në Evropë dhe të shohë evropianët të mbajnë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e tyre. Unë nuk parashikoj një tërheqje të SHBA nga Kosova apo nga Evropa, por pres një dorëzim të më shumë përgjegjësive te aleatët evropianë”, ka potencuar profesori amerikan për Express.

Sa i përket dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe mundësisë që Trump të bëjë presion drejt dy vendeve për gjetjen e një zgjidhjeje që përfshinë modifikime territoriale, Kupchan thotë se nuk mendon që do të ketë një iniciativë të tillë nga Uashingtoni, megjithatë shton se nëse dëshirojnë vetë Kosova e Serbia, SHBA s’do t’i pengojë.

“Trump është mjaft transaksional dhe nuk do të insistonte në parime nëse rregullimet territoriale duket se ofrojnë një shans të mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, është shprehur Kupchan.

Në fund të intervistës, i pyetur se çfarë këshillon lidershipin kosovar teksa në horizont shihet kjo qasje e re amerikane, Kucphan porosit që dialogu me Serbinë të kthehet në rrugën e duhur dhe që të mos identifikohet Kosova si palë penguese, meqë kjo do të dëmtonte edhe më tej raportet me Amerikën.

“Këshilla ime është që dialogu me Serbinë të kthehet në rrugën e duhur. Nëse Trump dhe këshilltarët e tij, përfshirë Rick Grenell, e shohin Prishtinën si pengesë për përparimin, marrëdhëniet me Uashingtonin ka të ngjarë të vuajnë”, ka përfunduar profesori amerikan, Charles Kupchan.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë