Këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, ka folur për mundësinë e shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së kryetarëve të katër komunave veriore, Mitrovicës Veriore, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.
Ai për Klankosova.tv ka thënë se legjislacioni në fuqi dhe praktika e përcaktojnë qartë procedurën për shpalljen e zgjedhjeve në këso rastesh.
“Presidentja e Republikës së Kosovës ndërmerr veprimet e nevojshme, duke përfshirë konsultimet me subjektet politike, si dhe shpalljen e zgjedhjeve, pas njoftimit zyrtar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për dorëheqjen e kryetarëve të komunave. Deri më tani, një njoftim i tillë ende nuk është pranuar nga Zyra e Presidentes”, ka thënë Kupina.












