Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kur ra Muri: Nata e nëntorit që ndryshoi historinë

10/11/2024 - 10:29
në Lajme
A A
Kur ra Muri: Nata e nëntorit që ndryshoi historinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Si erdhi deri te shembja e Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989?

Një konferencë shtypi, një deklaratë e papritur dhe një natë që ndryshoi botën.

Muri i Berlinit ishte simboli i ndarjes mes Lindjes dhe Perёndimit, mes komunizmit dhe kapitalizmit: Muri i ngritur nё Berlin mё 1961 nga regjimi diktatorial i Republikës Demokratike të Gjermanisё (RDGJ), transmeton klankosova.tv.

Pjesa perёndimore ishte njё zonё 155 km e rrethuar me beton e tela me gjemba, por megjithatё njerёzit nё kёtё zonё mund tё lёviznin anё e mbanё tё lirё. Berlini Perёndimor ishte, pra, njё ishull i lirisё nё mes tё territorit tё RDGJ-sё komuniste.

Nё tё kundёrt, pёr shumicёn e gjermano-lindorёve qё ishin kaq pranё Perёndimit pёr dekada, Berlini Perёndimor ishte si toka e ёndёrruar. Kjo ndryshoi rrufeshёm mё 9 Nёntor 1989, kur nё njё konferencё shtypi tё transmetuar drejtpёrdrejt nё televizion nё Berlinin Lindor u shpall ligji i ri pёr udhёtimet jashtё vendit. Nё bazё tё kёtij ligji do tё lejoheshin edhe udhёtimet nё Perёndim – ligji hynte nё fuqi menjёherё!

Pamjet e njerёzve duke brohoritur nё kalimet e hapura kufitare nё Berlin u pёrhapёn nё mbarё botёn. Ato shёnuan nё mёnyrё emocionuese fundin faktik tё ndarjes gjermane. Njё vit më pas, mё 3 Tetor 1990, vendi i ndarё politikisht pas fundit tё Luftёs sё Dytё Botёrore festoi ribashkimin. Kjo ngjarje historike botёrore u bё e mundur vetёm pasi ranë dakord katёr fuqitё fituese tё luftёs: aleatёt perёndimorё demokratё SHBA, Britania e Madhe dhe Franca nga njёra anё, dhe Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) nga ana tjetёr.

Fjalёt magjike “Glasnost” und “Perestroika”

Vendimtare pёr kёto ndryshime ishin lёshimet qё pati bёrё kreu i atëhershëm i Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov, i cili mori e mori pushtetin në Moskë nё vitin 1985. I kёtij mendimi ёshtё drejtori i memorialit Muri i Berlinit, Axel Klausmeier. Ai thekson se politika e hapjes (Glasnost) e Gorbaçovit dhe ajo e rinkonstruktimit (Perestroika) shёnuan shkёputjen prej sё ashtuquajturёs “Doktrina Brezhnjev”, qё pёrcaktonte, se vendet europiane tё bashkuara nё “Traktatin e Varshavёs” nuk duhej tё devijonin nga kursi, qё përcaktonte Kremlini.

Klausmeier fundin e kёsaj dogme e pёrshkruan pёrmbledhtas: “Çfarёdo qё tё ndodhё nё shtetet vёlla socialiste, kёto shtete janё vetë pёrgjegjёse pёr vetveten”. Ndryshe nga dekadat e mёparshme, sovjetikёt nuk ndёrhynё, kur nё Poloni, Hungari e nё RDGJ u shtuan lёvizjet pёr reforma. Para erёs sё Gorbaçovit lёvizjet pёr liri nё vendet e Bllokut Lindor ishin mposhtur brutalisht prej BRSS-sё: Në vitin 1953 nё RDGJ, në 1956 nё Hungari dhe nё 1968 nё Çekosllovaki.

Fundi i monopolit të pushtetit në Poloni

Mbrojtёsit e tё drejtave tё njeriut nё mbarё Europёn Lindore ndiheshin tё inkurajuar pёr tё imponuar edhe nё vendet e tyre Glasnostin dhe Perestroikёn. Nё Poloni, nё verёn e vitit 1988, pati kontakte mes udhёheqjes komuniste dhe sindikatave Solidarnost, tё ndaluara zyrtarisht. Njё etapё e rёndёsishme nё kёtё rrugё ishin edhe zgjedhjet parlamentare nё Poloni nё qershor 1989, ku pёr herё tё parё u lejuan edhe kandidatё tё opozitёs. Megjithatё pushtetarёt qё qeverisnin prej dekadash paraprakisht u kujdesёn qё tё fitojnё dy tё tretat e votave.

Edhe nё vende tё tjera u shtuan shenjat pёr njё kthesё. Nё Hungari qeveria nё maj pati nisur tё heqё komplekset e vrojtimit nё kufirin me Austrinё. Nё kёtё mёnyrё u hap rruga drejt lirisё nё kёtё pjesё tё Perdes sё Hekurt. Qindra qytetarёt tё RDGJ-sё pёrmes kёsaj rruge u larguan nga vendi i tyre.

Njёkohёsisht nё verёn e vitit 1989 disa mijёra gjermano-lindorё u strehuan nё ambasadat perёndimore nё vendet e Europёs Lindore. Pakёnaqёsia rritej dita ditёs e bashkё me tё edhe presioni ndaj regjimit tё RDGJ-sё nё Berlinin Lindor. Nga shtatori nё qytetin e panaireve. Leipcig, çdo tё hёnё dhjetra mijёra qytetarё protestonin nё rrugё. Kulmin e shёnoi marshimi mё 9 tetor, kur dolёn nё rrugё 70.000 vetё duke protestuar paqёsisht pёr tё kёrkuar ndryshimin nё RDGJ.

“Ne kemi fituar”

Parrullat e demonstruesve ishin „Ne jemi populli!” dhe “Jo dhunё!”. Meqёnёse nuk dihej si mund tё reagonte regjimi i RDGJ-sё, frika ishte jashtёzakonisht e madhe, siç i kanё pohuar shumё dёshmitarё tё kohёs drejtorit tё Memorialit tё Murit tё Berlinit, Klausmeier. Pёrderisa nuk pati ndёrhyrje kundёr kёsaj demonstrate, edhe opozita pati ndjesinë:„Ne kemi fituar.”

Mё 9 Nёntor sipas Deutsche Welle, mё nё fund arriti pika kulmore: Günter Schabowski, kryetari i Partisё sё Bashkuar Socialiste (SED) nё Berlinin Lindor shpalli ligjin e ri pёr udhёtimet jashtё shtetit. Me këtë deklaratë, ai pa dashje shkaktoi rrëzimin e Murit të Berlinit dhe hapi rrugën për ribashkimin.

JU REKOMANDOJMË

Tragjike në Gjilan: 60-vjeçarja rrëzohet papritur në rrugë, dërgohet me shenja jete në spital – mjekët nuk arrijnë ta shpëtojnë

Tragjike në Gjilan: 60-vjeçarja rrëzohet papritur në rrugë, dërgohet me shenja jete në spital – mjekët nuk arrijnë ta shpëtojnë
25/10/2026 - 11:13

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Gjilan, ku një grua ka humbur jetën pasi është rrëzuar papritur derisa po ecte në rrugë. Ajo ishte...

Më shumëDetails

Shaip Kamberi pritet të votojë në Tërnoc, në vendlindjen e tij

Shaip Kamberi pritet të votojë në Tërnoc, në vendlindjen e tij
25/10/2026 - 10:54

Shaip Kamberi, bartës i listës së Koalicionit Shqiptar, pritet të votojë pas pak në vendlindjen e tij, në Tërnoc, në kuadër të zgjedhjeve që po mbahen në Serbi....

Më shumëDetails

359 milionë euro përmes kontratave njëburimore, Bajrami kërkon hetimin e tyre: Përgjegjësi!

Reagon Hykmete Bajrami: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, LDK-ja ka nevojë për reflektim të sinqertë
25/10/2026 - 10:41

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shkruar për numrin dhe vlerën e kontratave njëburimore të lidhura nga organizatat buxhetore në Kosovë. Në një postim në Facebook, Bajrami ka...

Më shumëDetails

23 persona të lënduar dje në protestë në Tiranë, i riu me dëmtime në sy i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

23 persona të lënduar dje në protestë në Tiranë, i riu me dëmtime në sy i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale
25/10/2026 - 10:13

23 persona janë paraqitur në strukturat shëndetësore pas protestës së zhvilluar më 24 tetor 2026. Sipas informacioneve paraprake të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, të lënduarit janë...

Më shumëDetails

Si në aksion filmash në Skenderaj: Vetura godet patrullën gjatë ndjekjes, e nxjerr nga rruga – lëndohen dy policë, shoferi zhduket

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
25/10/2026 - 09:55

Një ndjekje policore në Skenderaj ka përfunduar me një aksident të rëndë, pasi një veturë që po tentonte t’i shmangej Policisë dyshohet se ka goditur automjetin zyrtar, duke...

Më shumëDetails

Pamje nga një qendër në Rashkë ku po votojnë edhe serbët nga Kosova, dy gra alivanosen

Pamje nga një qendër  në Rashkë ku po votojnë edhe serbët nga Kosova, dy gra alivanosen
25/10/2026 - 09:31

Prania e votuesve nga Kosova në zgjedhjet parlamentare në Serbi ka shkaktuar “bllokadë” në njē qendër votimi në Rashkë. Sipas mediumit KoSSev, vëzhguesit kanë konfirmuar se aty  janë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    181 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • “Si e komentoni kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend?”, Kurti: Urime…

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Arlind Qorri në gjendje të rëndë flet për Veriu.info pas sulmit që i bëri policia (VIDEO)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Rikthehet Asociacioni, kërkohej si kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tani përmendet për statusin e vendit kandidat në BE

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë