Kryeministri Albin Kurti ka fajësuar opozitën për bllokimin e institucioneve me hezitimin për të marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit.
Në një konferencë për media, Kurti deklaroi se sjellja e opozitës është anti-institucionale.
“Konsideroj se është bërë mjaftueshëm e qartë se opozita në Kosovë nuk ka qëllim tjetër përveç bllokoimit. Tash e disa kohë sjelljet e tyre janë anti-institucionaliste, ata janë të interesuar vetëm për bllokimin e qeverisë sonë e cila në këtë mandat ka rezultat historik. Përmes bojokotit të seancave plenare nuk mund të quhet ndryshe vetëm mos njohje e vullnetit popullor”, tha Kurti.










