Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar replikat e tij me krerët e partive opozitare në Kuvend, të cilët e kanë kritikuar ashpër lidhur me procesin e dialogut dhe planin franko-gjerman.
Kurti theksoi se “ky Asociacion është i kryetarit të nderit të LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetarit të nderit të PDK-së, Hashim Thaci”.
“ Dallimi është drastik. Asociacioni është Zajednicë e Hashim Thacit dhe Isa Muftafës. Por, duke iu falënderuar qeverisë me mua kryeministër, nuk po zbatohet. Sa për ju moti ishte kryer. Unë i kam përmendur gjashtë kushtet për formimin e Asociacionit, të cilin ju e keni sjell”, u shpreh Kurti.
Tutje, kreu i ekzekutivit tha se “Zajednica e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës” nuk po zbatohet pasi ka qeveri demokratike.












