Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar sot një telefonatë nga Derek Chollet, këshilltari special i sekretarit amerikan Antony Blinken.
Siç ka shkruar Kurti në Tëitter, Collet e ka uruar atë për marrëveshjen e arritur në Ohër.
”Kishte një telefonatë me CounselorDOS. Chollet i cili më uroi për marrëveshjen e arritur në Ohër, duke pranuar bisedimet e gjata dhe të vështira. E falënderova për mbështetjen dhe rolin e SHBA-së. Marrëveshja Themelore dhe aneksi, siç thuhet në tekst dhe frymë, tani duhet të ndryshojnë realitetin dhe kushtet“, ka shkruar Kurti.
Pikërisht sot Kurti është duke e paraqitur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës marrëveshjen e arritur në Ohër, ndonëse pa nënshkrim.
Në një moment Kurti u largua nga salla dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha e ”e ka një telefonatë të rëndësishme“.












