Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti dikur e quante EFT-në kërcënim – sot shteti paguan qindra milionë për import prej saj

02/12/2025 - 11:30
në Kryesore, Lajme
A A
“Jemi me sytë nga ju”, vjen reagimi i parë i VV-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dikur Albin Kurti e quante kompaninë energjetike EFT “rrezik kombëtar” dhe kërkonte largimin e saj të menjëhershëm nga tregu i Kosovës. Sot, nën udhëheqjen e tij, e njëjta kompani është furnizuesja kryesore e energjisë për vendin. Kjo mospërputhje mes deklaratave të dikurshme dhe realitetit aktual është pikërisht ajo që prej muajsh po e denoncon ekspertja e energjisë Janina Ymeri.

Ymeri ka ngritur vazhdimisht alarmin për mënyrën se si Kosova po furnizohet me energji nga EFT dhe për shumat enorme të shpenzuara nga Qeveria për import. Ajo kujton se para gjashtë vitesh Kurti kishte dalë publikisht kundër kësaj kompanie, duke pretenduar se prapa saj fshiheshin struktura të lidhura drejtpërdrejt me ish-regjimin serb.

Në intervistën e atëhershme, Kurti deklaronte:

“Firma ka dy pronarë. Njëri është Vuk Hamoviq, djali i shefit të Shtatmadhorisë së Armatës Popullore të Jugosllavisë. Tjetri është djali i Aleksandar Rankoviqit. Të dy jetojnë në Londër dhe janë të listuar në bursë.”

Ai shkonte edhe më larg, duke kërkuar që EFT të hiqej nga tregu i energjisë në Kosovë dhe Shqipëri:

“Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë duhet ta heqin EFT-në. Ne nuk mund të quhemi shqiptarë nëse vazhdon të na dominojë EFT-ja.”

Kurti pohonte se këtë çështje e kishte diskutuar edhe me kryeministrin Edi Rama:

“Idetë e mia e kanë vënë në mendime Ramën.”

Sot, sipas Ymerit, këto deklarata kanë mbetur vetëm pjesë e së kaluarës, ndërsa në praktikë Kosova vazhdon të varet nga furnizimet e EFT-së.

“Kurti tha se nuk mund t’i themi vetes shqiptarë nëse na dominon EFT-ja. Saktë — mirë e din. Por si mund të bëhet përjashtim tani, në këtë pushtet ‘VukVendosje’?”, shkroi Ymeri.

Ajo thekson se vetëm gjatë këtij viti Qeveria ka shpenzuar 220 milionë euro për import të energjisë, ndërsa përfituesi kryesor i këtyre transaksioneve është pikërisht EFT, kompania e drejtuar nga Vuk Hamoviq.

Për këtë arsye, Ymeri ka kërkuar nga ZRRE pezullimin e licencës së EFT-së në Kosovë, duke kujtuar se kompania është ndëshkuar në Rumani për shkelje të rënda në sektorin energjetik.

“EFT në Rumani është ndëshkuar. Ndërsa në Kosovë, ZRRE ende nuk ia ka pezulluar licencën. Më 28 nëntor po i japim hapësirë armikut tonë të furnizojë vendin me energji elektrike”, tha ajo.

JU REKOMANDOJMË

Prezenca e njësive speciale në Skenderaj: Krijoi shqetësim të madh te qytetarët dhe hapi shumë pikëpyetje për kohën

Haxhiu: Uroj që Krasta mos t’ua ketë mësuar studentëve modelin e shkeljes së etikës
15/05/2026 - 15:25

Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu, ka reaguar lidhur me ngjarjet e mbrëmshme në Skenderaj. Ai ka vlerësuar se prezenca e njësive speciale policore në Skenderaj ka...

Më shumëDetails

KPM gjobit mediat për shkelje të pretenduara në zgjedhjet e 2025, Rexha i AGK:Skandaloze, dëshmi e kapjes së institucionit nga VV-ja

KPM gjobit mediat për shkelje të pretenduara në zgjedhjet e 2025, Rexha i AGK:Skandaloze, dëshmi e kapjes së institucionit nga VV-ja
15/05/2026 - 15:04

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) është mbledhur sot për të shqyrtuar dhe marrë vendime për 26 raste që lidhen kryesisht me mbulimin mediatik të zgjedhjeve të shkurtit...

Më shumëDetails

Mehani pas sulmit fizik: Fëmijëve i them që më ra topi në kokë

Mehani pas sulmit fizik: Fëmijëve i them që më ra topi në kokë
15/05/2026 - 14:59

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja në Skënderaj, Hysni Mehani, ka folur për sulmin që sipas tij i ka ardhur nga Sami Lushtaku. Ai u shpreh se familja e tij...

Më shumëDetails

Albin Kurti: Në mandatin tjetër, shtesat për fëmijë do të jenë 90 euro – lehonat deri në 500 euro

Kryeministri s’i përgjigjet kryesuesit të Këshillit Prokurorial
15/05/2026 - 14:22

Albin Kurti, kryeministër në detyrë, ka folur në lidhje me shtesat për fëmijë dhe gratë lehona. Në një paraqitje publike, Kurti është zotuar për dyfishimin e shtesave për...

Më shumëDetails

Skandal: Gjykata refuzon masën e paraburgimit për Avdullah Gerbeshin që kanosi prokurorin Muharrem Prekazi

Skandal: Gjykata refuzon masën e paraburgimit për Avdullah Gerbeshin që kanosi prokurorin Muharrem Prekazi
15/05/2026 - 14:07

Gjykata Themelore në Mitrovicë - dega në Vushtrri ka marrë një vendim skandaloz, duke mos aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Avdullah Gerbeshit,...

Më shumëDetails

Ndërron jetë Alush Gashi, ishte njëri nga themeluesit e LDK’së dhe këshilltar i Presidentit Rugova

Ndërron jetë Alush Gashi, ishte njëri nga themeluesit e LDK’së dhe këshilltar i Presidentit Rugova
15/05/2026 - 14:02

Ka vdekur Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherit ndër themeluesit e LDK. Njoftimi është bërë nga familjarët e tij nëpërmjet Facebook. “Të dashur miq, Me dhimbje të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Incidenti në Skënderaj, raportohet se të arrestuarit janë zëdhënësi i Komunës se Skenderajt dhe shoferi i Nënkryetarit Nura

    Incidenti në Skënderaj, raportohet se të arrestuarit janë zëdhënësi i Komunës se Skenderajt dhe shoferi i Nënkryetarit Nura

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ky është 25 vjeçari i njohur me nofkën ‘Plaku’, që u plagos sonte në Prishtinë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Krasniqi përplaset me Dibran Hoxhën rreth deklaratës “se do e rrihte Kurtin me shkelma e grushta deri në Tiranë”

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kanosi brenda gjykatës prokurorin Muharrem Prekazi, ndalohet për 48 orë Avdullah Gërbeshi

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • U tha se ishte prezent në sulmin ndaj Hysni Mehanit, reagon Arjeta Fejza

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë