Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti, Dugolli dhe Lajçi homazhe para varrit të ish-rektorit Statovci, 25 vjet nga demonstrata e madhe studentore

01/10/2022 - 11:39
në Lajme
A A
Kurti, Dugolli dhe Lajçi homazhe para varrit të ish-rektorit Statovci, 25 vjet nga demonstrata e madhe studentore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot janë bërë 25 nga vjet nga demonstrata studentore e vitit 1997, të cilat lëvizën situatën politike të viteve 90-ta, demonstratë kjo të cilës i priu ish rektori i UP-së, tashmë i ndjerë, Ejup Statovci. E, sot të tre studentët e atëhershme, aktualisht kryeministri Albin Kurti, profesori Bujar Dugolli dhe Driton Lajçi, të cilët në atë demonstratë qëndruan krahë rektorit Statovci, sot për nder të kujtimit dhe veprës bën homazhe pranë varrit të tij.

Kryeministri, Albin Kurti tha se nëse do të ishte gjallë profesor Statovci do të mbushte plotë 82 vjeç.

“Në këtë tetor profesori Statovci do të bëhet 82 vjeç, por ai ndërroi jetë pa u bërë 60 vjeç. Veçse ato dekada të jetës së tij ia kanë vlejtur fort, jo vetëm për të e familjen e tij, por për universitetin, për Kosovën, për studentët, për popullin dhe për mbarë kombin shqiptar”, tha Kurti duke shtuar se “ai ishte edhe trim edhe i urtë, edhe institucionalist edhe kryengritës, edhe akademik dhe intelektual. Figurë e jashtëzakonshme në kohën e duhur që si askush tjetër para tij dhe pas tij ishte gjithmonë bashkë me studentët dhe përballë ndryshimeve të domosdoshme demokratike e kombëtare. Andaj, sot kur e shënojmë 25 vjetorin e 1 tetorit të vitit 1997-të, pa dyshim se e kujtojmë me shumë mall dhe i përkulemi me krenari sepse ishim me shumë fat që e patëm”.

Edhe bashkëshortja e ish-rektorit Ejup Statovcit, Drita Statovci tregoi momentin kur rektori Statovci kishte dal nga shtëpia që t’i bashkëngjitej grupit të studentëve në demonstratat e vitit 1997.

“Po më vjen keq por në këto raste e kam shumë të vështirë me fol, nëse me del ndonjë lot e më ndalet fryma më falni. Vetëm mund të ju them faleminderit për respektin që po e bëni, po respektohet profesori Ejup Statovci, rektor historik si po i thoni, rektor i rezistencës, të gjitha këto qëndrojnë. Por, më kryesorja se e respektojmë veten, ndërtojmë traditë, ndërtojmë histori dhe këto janë momente të pashlyeshme të cilat vazhdojnë dhe më tutje dhe ndërtojnë vazhdimisht traditën. Ai jo vetëm që…dikush thotë u bashkëngjit, dikush thotë punoi, dikush thotë u pajtu, unë e them një se pa atë edhe protesta do të ishin ndryshe. Me të studentët kanë qenë ndryshe, sepse ditën që ai doli në demonstrata sepse ne në një shtëpi, i kisha fëmijët dhe të gjithë aty ‘unë jam aty, e din ku jam….Jo që dua t’i përkrahi, por dua t’i mbrojë studentët’”, ka thënë ajo.

Ndërsa, profesori Bujar Dugolli tha se do ta nderojnë dhe kujtojnë veprën e tij në shërbim të popullit dhe UP-s.

“Çdo përvjetor si edhe ky 25 vjetori i protestave së studentëve të Prishtinës, na shtinë të reflektojmë, të kujtojmë njeriun që ishte pranë Universitetit të Prishtinës, profesor Ejup Statovcin, i cili ishte më shumë se sa rektor i UP-së. Pa dyshim që dhimbja për mungesën e tij është e madhe, jo vetëm te familjarët por tek të gjithë ne që punuam së bashku. E nderojmë dhe kujtojmë veprën e tij në shërbim të popullit dhe UP-së, i cili ishte sinonim i pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Dugolli.

Ndryshe, sot janë mbushur 25 vjet nga demonstratat studentore të cilat lëvizën përfundimisht situatën e rëndë politike të viteve 90-ta.

Më 1 tetor 1997, nën thirrjen e Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, me përkrahjen e Rektorit Ejup Statovci dhe mbështetjen e të gjithë studentëve, u mbajt demonstrata e cila bëri që e gjithë vëmendje botërore t’i kthejë sytë nga Kosova.

Në atë kohë, nxënësit shqiptarë ishin të përjashtuar nga objektet arsimore në të gjitha nivelet dhe ata kishin krijuar sistemin paralel duke zhvilluar mësim në objekte private.

Me rekomandim të tyre, të gjithë studentët kishin veshur këmisha ose bluza të bardha si shenjë paqeje dhe bartnin pankarta ku kërkohej lirimi i objekteve të uzurpuara arsimore.

Demonstrata studentore ishte paqësore, por u kthye në të dhunshme pas ndërhyrjes brutale të forcave serbe.

Në ballë të saj ishin Rektori Ejup Statovci, drejtuesit e UPSUP-së me kryetarin Bujar Dugolli, e anëtarët e kryesisë Muhamet Mavraj, Albin Kurti e Driton Lajçi. /Telegrafi/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë