Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti e fut te investimet madhore kapitale të vitit 2027 projektin për Unazën e Prishtinës

02/11/2026 - 20:16
në Lajme
A A
Kurti e fut te investimet madhore kapitale të vitit 2027 projektin për Unazën e Prishtinës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti ka treguar për projektet që parasheh Qeveria t’i bëjë me buxhetin e ri për vitin 2027.

Kurti tha në një mbledhje të Qeverisë se do të ndahen mbi 1 miliardë euro “vetëm në kategorinë e investimeve kapitale”. Këtu e përmendi Unazën e Prishtinës, një projekt për të cilin kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, e akuzon Qeverinë se e kishte bllokuar për vite me radhë.

“Ky buxhet do të jetë buxhet i investimeve madhore kapitale. Për herë të parë, buxheti parasheh mbi 1 miliardë euro vetëm në kategorinë e investimeve kapitale. Këtu përfshihet ndërtimi i rrugëve të reja, siç janë Unaza e Jashtme e Prishtinës, segmenti Duhël-Banullë që bashkon dy autostradat, autoudha e Dukagjinit, dhe shumë rrugë tjera rajonale e nacionale”, tha Kurti.

Unaza e Jashtme e kryeqytetit do ta zgjidhte problemin e trafikut të dendur në kryeqytet, sipas kryetarit Përparim Rama, i cili thoshte se s’mundte ta realizonte atë vetëm për shkakun që qeveria e Albin Kurtit nuk po ia mundësonte marrjen e një kredie në BERZH.

Në fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të vitit 2025, ky plan i kandidatit të LDK-së u konsiderua “domosdoshmëri” dhe prioriteti “numër një” i Hajrulla Çekut, kandidatit të atëhershëm të LVV-së për kryetar të Prishtinës.

Ky projekt ishte premtimi kryesor në fushatën e parë zgjedhore të Ramës, arkitektit që kishte ardhur nga Londra për t’i zgjidhur disa probleme në kryeqendrën e Kosovës. Projekti do të ishte realizuar, sipas tij, po të mos e bllokonte Qeveria. Thoshte se prej vitesh po kërkonin vetëm një “tick” nga Ministria e Financave për t’ia lejuar komunës marrjen e një kredie të butë nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të cilën ai thoshte se kryeqyteti do të mund ta paguante vetë për 10-15 vjet. Garancioni nga qeveria nuk erdhi.

Unaza që do të përfshinte 29 kilometra rrugë të jashtme të kryeqytetit, do të ishte projekti më i madh në historinë e Prishtinës.

JU REKOMANDOJMË

Kapiteni Balaj u kërkon zyrtareve policore t’i huazojnë kapelat për gjeneratën e 63-të deri në diplomim

Kapiteni Balaj u kërkon zyrtareve policore t’i huazojnë kapelat për gjeneratën e 63-të deri në diplomim
02/11/2026 - 19:30

Të gjitha zyrtareve policore të gjinisë femërore në Policinë e Kosovës u është kërkuar që t’i dorëzojnë kapelat e uniformës, në mënyrë që ato t’i huazohen gjeneratës së...

Më shumëDetails

Drejtori i Spitalit të Mitrovicës mohon kërcënimin: “Komunikimi elektronik u zhvillua shumë kohë para rastit të Arlinda Zekajt, jeni në procedurë të shkurorëzimit prej disa muajsh”

Drejtori i Spitalit të Mitrovicës mohon kërcënimin: “Komunikimi elektronik u zhvillua shumë kohë para rastit të Arlinda Zekajt, jeni në procedurë të shkurorëzimit prej disa muajsh”
02/11/2026 - 19:05

Ekipi i avokatëve të Dr. Gëzim Berishës ka reaguar me një demantim publik ndaj raportimeve mediatike lidhur me rastin ndaj tij, duke mohuar pretendimet se ai e kishte...

Më shumëDetails

Hoxha: Gërvalla e Sveçla do të duhej të dorëhiqeshin, ose Kurti t’i shkarkonte

Hoxha: Gërvalla e Sveçla do të duhej të dorëhiqeshin, ose Kurti t’i shkarkonte
02/11/2026 - 19:00

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka hedhur kritika të shumta ndaj ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të...

Më shumëDetails

Eksperti i balistikës në gjykimin “Capat vs Sekiraqët”: Nga njëra pistoletë që u ekzaminua, doli se janë shkrepur 24 fishekë

Eksperti i balistikës në gjykimin “Capat vs Sekiraqët”: Nga njëra pistoletë që u ekzaminua, doli se janë shkrepur 24 fishekë
02/11/2026 - 18:30

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë në gjykimin për rastin e vrasjes në Aktash, të hënën u dëgjua eksperti i balistikës nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë (AKF), Fatmir...

Më shumëDetails

Prattipati takon Konjufcën, diskutojnë partneritetin Kosovë-SHBA

Prattipati takon Konjufcën, diskutojnë partneritetin Kosovë-SHBA
02/11/2026 - 18:12

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati, është takuar sot me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të...

Më shumëDetails

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Bajrami për deklaratën e Kurtit: Sfidoi hapur Prokurorinë Speciale, ëndërron të bëhet kryeprokuror t’i mbrojë miqtë e zënë në flagrancë
02/11/2026 - 18:01

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në Kosovë janë rritur rreth 34 për qind nga viti 2021 deri më sot, duke...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    333 Shpërndaje
    Shpërndaje 133 Tweet 83
  • Ekskluzive: Kontrata skandaloze e Përparim Ramës për ndriçimin publik, rritje astronomike e çmimeve deri në 191 mijë e 566% për një pozicion

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • IHMK paralajmëron shi e borë në Kosovë, temperaturat zbresin deri në -1 gradë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Bonu i fortë”, një familjare shkoi te Gjykata e Gjilanit për t’i dhënë kurajo 65-vjeçarit që dyshohet për vrasje të rëndë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Rasti i doktorit Gëzim Berisha: Avokati mohon pretendimet për dhunë dhe jep versionin e tij

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë