Nga anulimi i mbledhjes së dy qeverive që pritej të mbahej në Gjakovë në mes Kosovës dhe Shqipërisë më 14 qershor, raportet e kryeministrave të të dyja shteteve kishin ndryshuar.
Kjo gjë u thellua edhe më shumë, kur në fillim të muajit korrik kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama qëndroi në Kosovë.
Ai nuk u prit nga homologu i tij Albin Kurti.
Nga ajo periudhë kryeministri Albin Kurti dhe Edi Rama kanë komunikuar me njëri-tjetrin vetëm përmes deklarimeve publike.
U deshën më shumë se dy muaj, që mes tyre të ketë një shtrëngim duarsh.
Kurtin e Ramën e bëri bashkë konferenca në shtetin e Sllovenisë.
Ata aty u panë duke i shtrënguar duart dhe të buzëqeshur shkruan Front Online.













