Kryeministri Albin Kurti sot ka emëruar Bashkim Krasniqin në pozitën e Zëvendësministrit në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.
Zyra e Kryeministrit tha se Kurti e uroi Krasniqin për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.
Ky vendim vjen pasi tri ditë më parë Kurti i emëroi 27 zëvendësministra pas krijimit të Qeverisë së, e cila është kontestuar në Gjykatën Kushtetuese nga PDK-ja.












