
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke vazhduar takimin me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësim të kryediplomatit evropian, Josep Borrell.
Megjithëse ende nuk ka përfunduar takimi, mbështetësit e Kurtit në Kosovë kanë nisur t’i japin përkrahje virtualisht përmes rrjetit social Facebook, shkruan lajmi.net.
“#MeKryeministrin” dhe “#RKS”, janë ‘hashtagët’ që po përdoren nga mbështësit e Kurtit, përfshirë këtu edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë deklaruar se Kurti është duke bërë përfaqësim dinjitoz në mbrojtje të Republikës së Kosovës.
Kujtojmë se Kurti është tash e disa orë në takim në Bruksel, ndërsa dje Borrell ka diskutuar se i ka ftuar përfaqësuesit e dy vendeve në një “takim urgjent” duke marrë parasysh situatën në Kosovë.
















