Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Kurti është mësuar mos ta kundërshtojnë”/ Jasharaj: Nagavcit ende nuk i ka kaluar inati i grevës – thotë se s’ka kohë për takim

18/04/2024 - 15:11
në Kryesore, Lajme
A A
Mandati i ri, “ultimatumi” i ri i SBASHK-ut për Qeverinë: Jasharaj zbulon skenarin për bllokimin e arsimit, fillojmë me një orë, dy orë dhe grevë e përgjithshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka folur për sulmet e Qeverisë Kurti ndaj sindikatave në përgjithësi, e në veçanti asaj të arsimit.

Ai në një intervistë për Gazeta Blic, thotë se Kurti është mësuar që mos ta kundërshtojnë dhe sindikata e arsimit llogaritet si sindikata më e madhe në vend.

“Po në përgjithësi ndaj sindikatave është sepse z.Kurti nuk është mësuar t’ia prishin, ta kundërshtojnë. Pse ndaj nesh, sepse ne konsiderohemi si sindikata më e madhe numerikisht, ngase fatmirësisht nuk është arritur që dikush të na bëjë përçarje. SBASHK-u është sindikatë që 33 vite dhe këtë unitet e kemi dhuratë të vite 90-ta dhe ka mbetur disi si amanet i yni që ta ruajmë SBASHK-un dhe jemi unik dhe jemi sindikata më e madhe dhe me siguri qeveria dhe ka menduar se po të na shkatërrojë neve, me sindikatat më të vogla do ta ketë shumë më lehtë”, thotë ai.

Jasharaj thotë se SBASHK i ka tejkaluar edhe barrierat e e-Kosova dhe janë rikthyer në këmbët e tyre.

“Me të tjerët nuk e di a ka arritur diçka, me neve nuk ka arritur dot sepse ne edhe me e-Kosova i kemi tejkaluar barrierat dhe jemi duke i kthyer një për një anëtarët tonë sepse ata i besojnë SBASHK-ut, ndërsa ata që nuk u kthyen në fillim pasi ishte një proces goxha i vështirë në e-Kosova. Ne jemi rikthyer, jemi në këmbët tona. Çfarë do të ndodhë pas 1 majit do të shohim se si do të vendosë kryesia dhe besoj edhe sindikatat tjera”, thekson ai për Gazeta Blic.

Kreu i SBASHK-ut po ashtu ka folur edhe për kërkesat që i kanë bërë për takime me ministren Nagavci dhe arsyetimet që janë bërë nga kabineti i saj se ministrja është tejet e angazhuar.

“Qeveria nuk i shkruajmë ne por kryetari i sindikatave të bashkuar të Kosovës, por edhe aty përgjigjet kanë qenë të zbehta, premtuan se do të kemi takim. Ndërsa sa i përket SBASHK-ut, ne kemi bërë kërkesa fillimisht pas greve dhe në muajt pasues i kemi bërë kërkesë zonjës Nagavci për takim, jo të pimë kafe dhe të bëjmë fotografi por t’i tregojmë cilat janë shqetësimet kryesore e cila është gjendja kryesore në arsimin në Kosovë. Kabineti i saj është arsyetuar vazhdimisht me arsyetime të pakuptueshme e të paqëndrueshme, gjoja se zonja Nagavci është tepër e angazhuar si brenda edhe jashtë Kosovës dhe nuk paska kohë të takohet me neve”, shprehet ai.

Jasharaj mendon se Nagavci nuk është aq e angazhuar e frytdhënëse sa të mos ketë kohë të takohet me sindikatën, por vlerëson se asaj nuk i ka kaluar inati për shkak të grevës dhe dirigjohet nga Kurti.

“Unë konsiderohej se ajo ka kohë pasi ajo takohet me grupe të vogla që është mirë që takohet por nuk mendoj që Nagavci është aq e angazhuar e aq frytdhënëse sa të mos ketë kohë që brenda një muaji ta gjejë një orë për t’u takuar me përfaqësues të arsimit por si duket ende nuk i ka ikur inati pse ndodhi greva dhe nuk i ka ikur inati pse grevës iu përgjigjën 98 për qind të punëtorëve të arsimit dhe duket se ajo nuk mund ta tejkalojë këtë inat dhe mbase edhe e dirigjuar edhe nga z.Kurti ajo dhe ministrat tjerë kanë marrë urdhër nga ai që të mos takohen me sindikatat nga inati pse ndodhën grevat dhe kjo qasje e gabuar mund të na sjell në situata tjera të cilat nuk mund t’i parashikoj tani, por po e them në emër timin si kryetar dhe të stafit dhe kryetarëve të nivelit komunal dhe universiteteve, ne do të jemi në ballë të çdo veprimi që e kërkon anëtarësia e SBASHK-ut, cilado qoftë por uroj që të kemi mirëkuptim me anëtarësinë që ky vit shkollor të mos dëmtohet me greva, ngase maturantët në maj e përfundojnë vitin shkollor dhe ngase ky vit shkollor është dëmtuar goxha shumë me mungesë të teksteve në fillim të vitit shkollor sepse na shkoi shtatori dhe një pjesë e tetorit gjersa u furnizuan nxënësit dhe d.m.th mjaft është prekur sistemi arsimor dhe uroj që këtë vit shkollor të mos kemi kërkesa për greva më të gjata. Uroj që këta muaj qeveria t’i respektojë kërkesat tona dhe të ulemi të bisedojmë në mënyrë që të fillojmë me zgjedhjen e tyre, në mënyrë që shtatorin ta fillojmë pa greva e me tekste shkollore me kohë”, përfundon kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë