Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti: FSK është garanci e pathyeshme se e ardhmja e Kosovës është në duar të sigurta

12/11/2024 - 21:23
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti: FSK është garanci e pathyeshme se e ardhmja e Kosovës është në duar të sigurta
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar pjesëtarët e FSK-së në Poligonin Ushtarak në Babaj të Bokës, në Gjakovë, në kuadër të shënimit të realizimit të ushtrimit fushor “Ujku i Çeliktë”.

Në adresimin e tij, Kurti ka thënë se ndjehet shumë krenar sa herë që është në mesin e ushtarëve të FSK-së.

Sipas tij, ky ushtrim përfaqëson më shumë se një testim të kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës dhe është një tregues i qartë i përkushtimit, guximit dhe profesionalizimit të ushtrisë sonë.

“E veçanta e këtij ushtrimi është se pikërisht këtu, bëhet validimi i regjimentit të dytë të këmbësorisë të FSK-së, duke konfirmuar zhvillimin dhe forcimin e vazhdueshëm të ushtrisë sonë drejt standardeve më të larta ndërkombëtare”, ka thënë Kurti.

Ai po ashtu ka theksuar se një element tjetër i rëndësishëm i këtij ushtrimi është përdorimi i pajisjeve dhe armatimit modern, të cilat janë blerë dhe integruar në flotën tonë në këto vitet e fundit.

Sipas tij, këto pajisje dhe ky armatim i blerë sipas standardeve të NATO-s janë produkt i një strategjie të detajuar të investimeve të Kosovës në fushën e mbrojtjes.

“Ky ushtrim tregon se Forca e Sigurisë së Kosovës është mburojë e vendit tonë, por edhe një partner i besueshëm për paqen dhe sigurinë rajonale, për aleatët e Kosovës.

Sot derisa ju shoh kështu të përkushtuar, të përgatitur e kaq të aftë dhe të gatshëm për ta mbrojtur atdheun, ju them me bindje të plotë se ju jeni frymëzim për të gjithë ne. Gjithashtu jeni garanci e pathyeshme se e ardhmja e Kosovës është në duar të sigurta.

Ju falënderoj që mbani lart nderin dhe krenarinë e vendit tonë me angazhimin tuaj edhe të përhershëm edhe të sinqertë. Ju jeni dalzotësit e atdheut dhe mburoja më e mirë e më e fuqishme për Republikën e Kosovës”, ka thënë mes tjerash Kurti.

JU REKOMANDOJMË

“Djali yt ma bleu motorin” – 21-vjeçari ia merr 500 euro qytetarit në Mitrovicë dhe përfundon në ndalim

“Djali yt ma bleu motorin” – 21-vjeçari ia merr 500 euro qytetarit në Mitrovicë dhe përfundon në ndalim
07/05/2026 - 22:59

Një mashtrim që dyshohet se u organizua me pretekstin e shitjes së një motori ka përfunduar me arrestim në Mitrovicën e Veriut, mëson Sinjali nga burime të afërta...

Më shumëDetails

Fatmir Limaj shprehet i gatshëm t’i bashkohet PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit

Limaj: Duhet të mblidhen dy apo tre grupime të fuqishme opozitare për ta bërë ndryshimin
07/05/2026 - 22:50

Kreu i NISMËS Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se ekziston ende vullneti politik për bashkëpunim dhe ndërtim të një liste të përbashkët për zgjedhjet e 7 qershorit, duke...

Më shumëDetails

“A po mi jep nënshkrimet?”, Lushaku e ashpër me Bahtirin: Erdhi gjysmë i pirë

“A po mi jep nënshkrimet?”, Lushaku e ashpër me Bahtirin: Erdhi gjysmë i pirë
07/05/2026 - 22:37

Ish-deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur lidhur me veprimin e ish-deputetit të VV-së, Agim Bahtiri, i cili pak kohë para...

Më shumëDetails

Aksioni për falsifikim e dallavere me prona në Prishtinë – bastiset edhe zyra e Kadastrit, sekuestrohen veturë, Rolex e dokumente

Aksioni për falsifikim e dallavere me prona në Prishtinë – bastiset edhe zyra e Kadastrit, sekuestrohen veturë, Rolex e dokumente
07/05/2026 - 22:29

Një aksion i madh i Krimeve Ekonomike është zhvilluar sot në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, ku tre persona, përfshirë edhe një zyrtar komunal, kanë përfunduar në pranga nën...

Më shumëDetails

Pak orë para mbylljes së afatit, KQZ njofton për dy koalicione

KQZ vendos datat për fushatën zgjedhore për balotazh
07/05/2026 - 22:12

Pak orë para se të skadojë afati për regjistrim të koalicioneve parazgjedhore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur detaje të reja lidhur edhe pjesëmarrjen e partive...

Më shumëDetails

Shala: Po të hiqte dorë Kurti nga kandidati i tij i vërtetë, do ta kishim presidentin

Shala: Po të hiqte dorë Kurti nga kandidati i tij i vërtetë, do ta kishim presidentin
07/05/2026 - 22:02

Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se po të hiqet dorë Albin Kurti “nga kandidati i tij i vërtetë, do të kishim presidentin dhe do të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!

    Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ky është polici i Njësisë Speciale që u arrestua në aksionin e sotëm

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë romancen e tyre

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Arrestohet ish-kandidati për kryetar të Prishtinës

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta janë të arrestuarit në aksionit e sotëm të Krimeve Ekonomike, raportohet se katër prej tyre janë policë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë