
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka bërë thirrje KFOR-it që ta garantojë lirinë e lëvizjes.
Kurti në një konferencë, theksoi se KFOR-i në Kosovë është për një ambient të qetë, që sipas Kurtit, nënkupton edhe lirinë e lëvizjes pa dallim, njofton Klankosova.tv.
“I bëjmë thirrje KFOR-it që ta garantojë lirin e lëvizjes, KFOR-i në Kosovë është për një ambient të qetë dhe të sigurt, i cili nënkupton edhe lirinë e lëvizjes pa dallim”, ka theksuar Kurti.
“Bllokimi i rrugëve publike, me automjete të rënda për të penguar lirinë e lëvizjes nga banda kriminale që qëllojnë mbi policinë tonë e mbi policinë e EULEX-it, jo vetëm që është i papranueshëm duhet të jetë edhe i papërsëritshëm kurdoherë në të ardhmen”.
Kryeministri i vendit thotë se KFOR-i ka kërkuar pak kohë që shpejt ta kryejë këtë punë.
“Ne po presim, KFOR-i po kërkon pak kohë që shpejt ta kryejë këtë punë, ne po presin nëse pritja jonë për KFOR-in është zbutje, le të quhet zbutje, por për të mirën e përgjithshme, besoj që megjithatë jemi duke e zgjidhur rrugën më të mirë të mundshme”.












