
Kryeministri Albin Kurti, dje në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetvëndosje ka takuar gratë dhe rininë e partisë së saj.
Në takim me rininë, ai ka vazhduar me këshillat për “brucoshët” e LVV-së.
Përveç sugjerimeve që të jenë më aktiv në rrjetet sociale, Kurti u ka thënë që në organizime të ndryshme, t’iu flasin njerëzve me gjuhë të thjeshtë.
Madje, ai u tha të rinjve të VV-së të jenë modest e të sinqertë.
“Krahas diskutimeve të hapura me karakter edukativ që organizojmë ne, të rinjtë tanë duhet të angazhohen e të marrin pjesë edhe në takime e tubime të tjera publike ku flitet për çështje të rëndësishme shoqërore e politike të cilat nuk janë të organizuara nga Lëvizja VETËVENDOSJE! e ku flitet për çështje të rëndësishme shoqërore, politike, kulturore e të tjera. Në këto takime, më shumë duke dëgjuar të ftuarit dhe duke ju qasur me një të folur të thjeshtë e të kuptueshme temës në fjalë, përveç krijimit të lidhjeve të reja që duhet të jetë padyshim synim, shpërndahet edhe arsyetimi ynë për çështjen në fjalë. Të rinjtë tanë edhe pse pjesë e subjektit më të madh në vend e në Kuvend që qeverisë me vendin, duhet të tregohen modestë, të sinqertë dhe autentik me të tjerët. Duhet përkrahur e mbështetur të gjithë ata që mundohen të bëjnë diçka sado e vogël për komunitetin, për fshatin apo qytetin.”, tha Kurti./Nacionale












