Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit

24/01/2025 - 11:14
në Lajme
A A
Kurti uron ditën e pavarësisë së SHBA-së, me “amanetin” e ish-presidentit Jefferson
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka shpallur tenderin për fazën I të projektit kapital “Rehabilitimi dhe Modernizimi i njësisë A3 në Termocentralin Kosova A”. Ky projekt u vlerësua si i rëndësishëm në avancimin e sigurisë energjetike dhe përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji për të ardhmen.

Kryeministri Albin Kurti tha se përmes këtij investimi do të rriten kapacitetet e prodhimit deri në mbi një milionë MWh.

“Prej se ka hyrë në punë në vitin 1970 blloku A3 nuk ka ndalur prodhimin. Sot shënojmë fillimin e një projekti të jashtëzakonshëm për TC Kosova A. Ky investim synon të rris kapacitetin e prodhimit. Përfitimet do të jenë të shumëfishta. Po ja zgjasim jetën bllokut A3 për 20 vjet. Po rrisim kapacitetin në 215 MW. Po rrisim disponushmërinë kohore, duke shtuar orët e punës. Po e dyfishojmë prodhimin vjetor. A3 prodhon rreth 700 mijë më/h, pas rehabilitimit do të prodhojë 1 milionë e 500 mijë më/h”, tha i pari i ekzekutivit, raporton RTKlive. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se vitet e ardhshme do të jenë sfiduese pasi termocentralet do të jenë jashtë funksionit për një kohë.

Megjithëse sipas saj, rezultatet e procesit rehabilitues të termocentralit do të jenë pozitive.“Ne jemi për të marrë vendime strategjike me anë të cilave sigurohemi që të kemi siguri të furnizimit dhe përballueshmëri të çmimeve. Janë bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim. Sot po fillojmë procesin për rehabilitimin e bllokut A3. Të gjitha këto mundësojnë të prodhojmë duke djegur më pak thëngjill e duke pasur më pak ndotës. Vitet e ardhshme do të jenë sfiduese sepse një kohë termocentralet do të jenë jashtë funksionit. Dhe do të duhet të bëhet punë e jashtëzakonshme. Kur të përfundojnë punët, do të jemi në një situatë tjetër”, shtoi Rizvanolli.

Ndërsa, nga KEK deklaruan se pas këtij investimi, e ardhmja energjetike do të jetë më e qëndrueshme dhe sigurt.“Ky projekt përfaqëson një angazhim të KEK dhe institucioneve për të modernizuar infrastrukturën energjetike të vendit. Ne po synojmë të rrisim kapacitetin dhe të përmirësojmë standardet mjedisore”, tha kryesuesi i bordit të drejtorëve të KEK-ut, Valdrin Krasniqi.

“Modernizimi i kësaj njësie do të dyfishoj prodhimin vjetor të saj. Ne nuk po investojmë vetëm në infrastrukturën energjetike, por po punojmë për të krijuar një të ardhme më të mirë edhe për brezat e ardhshëm”, theksoi kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Bekir Gërguri.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë