Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot është përballur me një situatë paksa të ‘pakëndshme’ kur u shfaq para gazetarëve pas një forumi ekonomik të mbajtur të enjten.
Kurti iu ‘ankua’ gazetarëve që ia kanë zënë derën.
“Së pari nuk është mirë që ma keni zënë derën sepse nuk mund të kaloj” tha ai.
Ai në këtë rast foli për takimin e mbrëmshëm me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se kanë folur gjer e gjatë për propozimin e ndërkombëtarëve që të arrihet një marrëveshje e normalizimit mes të dyja vendeve
“Së dyti ne kemi pasur një takim mbrëmë me emisarin e posaçëm të Brukselit për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajcak bashkë me zëvendësim tim, Besnik Bislimin. Dhe kemi diskutuar gjatë për propozimin e BE-së. Çështja e të drejtave të pakicave, çështja e marrëveshjeve të mëhershme në Bruksel është përbrenda këtij propozimi të BE-së”, tha Kurti.
Kurti duke folur për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, tha se “nuk mund ta nxjerrim qerren para kalit, së pari kali pastaj qerrja”, shtoi Kurti.













