Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti: Jam munduar me mish e me shpirt për të arritur marrëveshjen për zgjedhjet e 3 prillit

23/03/2022 - 10:55
në Kryesore, Lajme
A A
Befason Kurti: Jemi të gatshëm për marrëveshje me Serbinë në këtë vit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se është munduar me mish e me shpirt për të arritur marrëveshjen për mbajtjen e zgjedhjeve serbe me 3 prill dhe i vjen keq që kjo nuk ka ndodhur.

Në një intervistë në RTK, kryeministri Kurti ka sqaruar arsyet se pse nuk u bë kjo marrëveshje, përkundër faktit që siç shprehet, është përkushtuar shumë.

“Në të gjitha bisedimet që janë zhvilluar qoftë në Bruksel, qoftë nëpërmjet faktorëve ndërkombëtarë të Bashkimit Europian apo të QUINT-it që ka ndërmjetësuar, unë kam qenë i përkushtuar për marrëveshje, kam qenë konstruktiv në qasje dhe kam qenë kreativ në ide. Në rastin e fundit të zgjedhjeve të paralajmëruara të Serbisë për datën 3 prill ne i kemi kërkuar që të ketë një marrëveshje paraprake në bazë të së cilës do të mund të mbaheshin ato zgjedhje edhe në Republikën e Kosovës, unë e kuptoj që ka qytetarë të Kosovës që e kanë edhe nënshtetësinë e Serbisë, duan të votojnë në zgjedhjet e Serbisë, mirëpo kjo është e mundshme pasi të kemi një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.Për t’u bërë ajo marrëveshje, letrën e kërkesës për mbajtjen e zgjedhjeve ne si Qeveri e Kosovës e presim nga Qeveria e Republikës së Serbisë, pra ai i cili është i interesuar për një gjë e bën kërkesën dhe kur ne pranojmë kërkesën dhe jemi dakord bëhet marrëveshja”, tha Kurti mbrëmë në RTK, transmeton Gazeta Express.

Kurti thotë se komunikimi normal duhet të zhvillohet qeveri me qeveri.

“Kemi thënë që zyrat ndërlidhëse në Prishtinë dhe Beograd do të mund të shfrytëzoheshin si kanale logjistike të komunikimit. Mirëpo komunikimi normal duhet të jetë qeveri me qeveri”, u shpreh Kurti.

I pyetur se çfarë kërkoi QUIN-ti, kryeministri Kurti tha se ua ka shpejguar se Serbia po tregohet destruktive në disa dimenisone.

“Kërkoi marrëveshje, edhe ata janë të pajtimit që duhet të ekzitojë njëfarë dakordimi i të dy palëve. Unë fillimisht nuk jam pajtuar me mënyrën se si zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën i shkruajnë OSBE-së në Kosovë, pra nuk i shkruajn Qeveria e Serbisë OSBE-së në Kosovë por i shkruan ajo zyrë, sepse dëshirojnë të thonë që kjo është OSBE në Kosovë që është në Serbi. Nuk mund të kërkojë askush prej meje që unë të mos e njoh Republikën e Kosovës, pavarësinë e vendit. Unë jam kryeministër i Kosovës spese Kosova është Republikë e pavarur. Ai ishte propozim si një letër që na e dërgon Serbia neve, por jo qeveria qeverisë, por zyrtari ndërlidhës zyrtarit ndërlidhës në të cilën thuhet se Serbia kërkon nga Kosova. Mirëpo thelbi është ky që Serbia kërkon nga Kosova, vetëm nëse Kosova thotë po, ajo letër nuk bëhet valide pa thënë Kosova po”, u shpreh tutje kryeministri.

Kurti tha se regjistrat civil të votimeve nuk janë të Kosovës por të Serbisë.

“Unë ua kam shpejguar vendeve anëtare të QUINT-it që Serbia po tregohet destruktive në shumë dimensione, teksa dëshiron që këtë çështje ta kryej me shkëmbim letrash, ndërmjet zyrtarëve ndërlidhës që i bie pak a shumë të kthehemi te viti 2020. E para është destruktive në faktin që regjistrat civil, të cilave ajo ju referohet për votime, nuk janë regjistra civil të Kosovës, por janë regjistra civil të Serbisë, ku qytetari i Graçanicës konsiderohet qytetar në Serbi dhe strukturat ilegale të komunave paralele, e bejnë evidentimin dhe mundësojnë votimin e qytetarëve serb. Pra, OSBE i mbledh kutitë, por regjistrat civil nuk janë të tyre”, u shpreh më tej ai.

Kurti u shpreh se për arritjen e marrëveshjes është munduar me mish e me shpirt, por se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Unë e di se vendet e BE-së dhe QUINT-it më kanë kritikuar, e di që janë angazhuar sinqerisht për ta gjetur një zgjidhje por mua më vjen shumë keq që nuk e kemi gjetur një zgjidhje. Unë jam munduar me mish e me shpirt që të jem shumë aktiv në bisedime për marrëveshje, nuk e kemi arritur, jemi ku jemi, nuk kemi çfarë të bëjmë. Por unë nuk pata mundësi ta ndjek deklarimin e presidentit të Serbisë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, sepse isha në ZOOM me tre kongresistë amerikanë”, tha tutje ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë