Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti: Ka kaluar koha kur presidenti serb ka pasur ndikim në punët e brendshme të Kosovës

04/10/2024 - 17:11
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti: Marrëveshja për bashkëpunim ekonomik me vendet e EFTAS-s, do të nënshkruhet vitin e ardhshëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se kritikat ndërkombëtare për trajtimin e qeverisë ndaj pakicës serbe ishin të tepruara.

Ky koment i Kurtit, sipas “Bloomberg”, ka të ngjarë të shqetësojë mbështetësit perëndimorë, të cilët kanë bërë thirrje për përmbajtje, transmeton IndeksOnline.

Lëvizjet e Prishtinës për të mbyllur institucionet e mbështetura nga Serbia dhe për të ndaluar përdorimin e dinarit serb kanë nxitur paralajmërime nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, se veprimet mund të përbëjnë një kërcënim për paqen e brishtë në Ballkan.

“Ata janë shumë të shqetësuar”, tha Kurti për “Bloomberg” në një intervistë në Varshavë të mërkurën.

“Sa herë që ndërmarrim veprime, ka zëra alarmues për përshkallëzim të mundshëm, por ja ku jemi — Kosova është më e mirë se kurrë më parë”.

Kosova veriore është shtëpia e komunitetit më të madh serb të mbetur pas luftës së viteve 1998-99, në Kosovë.

Kurti mbrojti veprimet e tij , duke i konsideruar “të nevojshme për të rivendosur ligjin dhe rendin në veriun e ndarë prej kohësh”. Ai këmbënguli gjithashtu se hapat janë të nevojshëm drejt vendosjes së kontrollit mbi zonat me shumicë serbe dhe integrimit të plotë të tyre në sistemet ligjore dhe financiare të Kosovës.

“Përshtypja ime është se, pikërisht për shkak se jemi të suksesshëm, Beogradi është më nervoz dhe rrjedhimisht më agresiv”, deklaroi kryeministri.

“Vuçiq dështoi, dhe tani ai dëshiron që ne të paguajmë për dështimin e tij”, tha Kurti, duke shtuar se koha kur presidenti serb ka pasur ndikim në punët e brendshme të Kosovës ka kaluar .

Për t’u kthyer në dialog, Kurti kërkoi nga Serbia dorëzimin e Milan Radoiçiqit, i cili mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur të vitit të kaluar pranë manastirit.

Ai i kërkoi gjithashtu BE-së të ushtrojë më shumë presion mbi Beogradin për të ndihmuar në lehtësimin e tensioneve me një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

“Do të duhej të ndodhte dje”, tha Kurti. “Unë besoj se është e mundur.”

JU REKOMANDOJMË

Xhevahir Geci heq dorë nga kandidimi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit

Xhevahir Geci heq dorë nga kandidimi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit
12/05/2026 - 00:10

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), gjenerali Xhevahir Geci, ka vendosur të mos kandidojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit. Geci, ditë më parë, ka vizituar...

Më shumëDetails

“Shqiptari gjakun ta fal por suksesin jo”, Çollaku tregon kur ndodhi çarja e madhe mes Kurtit dhe Osmanit

“Shqiptari gjakun ta fal por suksesin jo”, Çollaku tregon kur ndodhi çarja e madhe mes Kurtit dhe Osmanit
11/05/2026 - 23:23

Këshilltari i ish-presidentes së Kosovës, Kreshnik Çollaku, ka folur në lidhje me situatën në Kosovë dhe krisja e marrëdhënieve mes Vjosa Osmanit dhe kryeministrit, Albin Kurti. Gjatë fjalës...

Më shumëDetails

PSD-ja garon me këta 6 kandidatë në zgjedhjet e 7 qershorit

PSD-ja garon me këta 6 kandidatë në zgjedhjet e 7 qershorit
11/05/2026 - 22:52

Anëtarja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta ka bërë të ditur edhe emrat e gjashtë personave të vetëm që do të garojnë në zgjedhjet e 7 qershorit nga ky...

Më shumëDetails

Hyseni: Unë e kam propozuar Agim Veliun kandidat për deputet

Hyseni: Unë e kam propozuar Agim Veliun kandidat për deputet
11/05/2026 - 22:38

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, Ekrem Hyseni në një linjë direkte në Debat Plus ka deklaruar se përfshirja e figurave politike në listat zgjedhore ka...

Më shumëDetails

“Veç dy anëtarë të Kryesisë ishin pro, Mërgim Lushtaku dhe Kurtan Kajtazi, të tjerët ishin kundër”, Blerim Latifi për diskutimet e PDK-së për Limajn

Blerim Latifi, për raportin e PISA-s: Mungon hallka e domosdoshme midis të lexuarit dhe të kuptuarit, e cila është të menduarit
11/05/2026 - 22:23

Analisti Blerim Latifi zbuloi detaje nga mbledhja e kryesisë së PDK-së, ku edhe u vendos që Fatmir Limaj të mos përfshihet në listën e PDK-së. Ai tha se...

Më shumëDetails

PSD-ja garon në zgjedhje me 6 kandidatë për deputetë, synon ta kalojë pragun

PSD-ja garon në zgjedhje me 6 kandidatë për deputetë, synon ta kalojë pragun
11/05/2026 - 22:13

Anëtarja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta ka deklaruar se ky subjekt politik ka si synim kryesor kalimin e pragut në zgjedhjet e 7 qershorit. Për këtë, ajo në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Reduktimet, Ymeri: KEDS nuk ka porositur rrymë më kohë, rrjeti energjetik është në prag të kolapsit total

    Nuk ishte në tubimin ku u prezantua Osmani si bartëse e listës, Janina Ymeri zbulon a ka përçarje në LDK

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Gjyqi i dytë në Hagë: Helen Fraser i përgjigjet mbrojtjes së Thaçit

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • LDK-së i del afati në prag të fushatës, ueb-faqja zyrtare e partisë hidhet në shitje online

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Mashtrimi me toka që iu bë pronarit të Spitalit Aloka, arrestohet një shtetas i Serbisë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Veç dy anëtarë të Kryesisë ishin pro, Mërgim Lushtaku dhe Kurtan Kajtazi, të tjerët ishin kundër”, Blerim Latifi për diskutimet e PDK-së për Limajn

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë