Kryeministri Albin Kurti ka thënë sot se në vitin e parë të qeverisjes kanë punuar pa e pasur asnjë skandal, me transparencë e llogaridhënie,
Sipas tij, kjo gjë nuk është parë më herët në qeverisjes e kaluara.
“Punët i kemi bërë në dritën e diellit pa asnjë skandal dhe me transparencë e llogaridhënie të paparë ndonjëherë në këto 20 vitet e fundit,. Andaj ju falënderoj të gjithë juve dhe ekipit e kolegët tuaj në ministritë përkatëse për këtë rezultat shembullor në vitin e parë të qeverisjes sonë”, deklaroi Kurti.
“Nevojitet edhe një vit tjetër që të arrijmë në gjysmën e mandatit, prandaj kemi shumë punë këtë vit, por nuk ka dyshim që me vullnetin që kemi, dijen që kemi, përvojën që kemi fituar, nuk ka sfida të cilat nuk do t’i kalojmë së basku për hir të popullit, shtetit e kombit tonë”, deklaroi më tutje ai.












