
Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, ka kërkuar hapjen e arkivave të shtetit serb për krimet e kryera në Kosovë, si dhe mbështetjen ndërkombëtare për këtë, raporton Gazeta Demos.
Kjo gjatë takimit me Këshillin Koordinues të Asociacioneve familjare të të zhdukurve në Kosovë.
Tutje Kurti bëri të ditur se Qeveria është e përkushtuar në gjetjen e personave të zhdukur gjatë luftës dhe se përgatitjet për gërmime në disa lokacione të Serbisë kanë nisur.
“Sivjet janë bërë 25 vite nga përfundimi i luftës në Kosovë. Gjatë vitetve 1998-99 forcat serbë kanë vrarë e zhdukur mijëra qytetarë. Këtë javë kanë filluar përgatitjen për gërmime në Gozhnje të Novi Pazarit në Serbi. Deri më tani shteti serb nuk kanë ndarë arkiva për këtë lokacion. Prnadaj ne bëjmë thirrje që t’i hapin ata arkivat. Një mijë e 595 persona të zhdukur gjatë luftës. Për adresim të personave të zhdukur kemi rritur kapacitetet tona, kemi ngritues numrin në 41 hetues, kemi nevojë për drejtësi që egzekutorët të vendosen prapa grilave”, tha Kurti.
Kurti shtoi se kriminelet e luftës duhet të përballen me drejtësi.
“Kriminelët e luftës duhet të përballen me drejtësi sepse këto krime nuk harrohen e as nuk falen. Qeveria është e përkushtuar në trajtimin e çdo informate në zgjedhjen e rasteve të personave të zhdukur. Janë rreth 13 lokacione të vlerësuar për gërmime për personat e zhdukur. Vazhdojmë mbështetjen edhe të Shoqatave të Personave të Zhdukur, kemi përkrahur deri në 60 mijë euro. Përmes ndriçimit të së vërtetës mund të arrihet paqja e qëndrueshme në rajon”, shtoi tutje Kurti.










