Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti lavdëron qeverisjen e tij dyvjeçare, thotë se lista e përmirësimeve është e gjatë

06/04/2023 - 14:12
në Lajme
A A
Kurti: Morëm dritën jeshile nga Komisioni i Venecias për vettingun
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka numëruar sukseset e qeverisë përgjatë dy viteve të fundit.

Në seancën e sotme parlamentare, para deputetëve ai i dha disa rezultate, duke thënë se lista e përmirësimeve është shumë e gjatë.

“Puna dhe drejtësia ishin dy shtylla të zotimeve tona të 14 shkurtit e si angazhim i yni i përditshëm. Ekonomia është e të gjithëve dhe nëse ajo shkon mirë duhet t’i gëzohemi të gjithë sepse na prek të gjithëve. Në vitin e parë të qeverisjes patëm rritje 10.7 për qind të bruto produktit vendor që është më e larta në historinë e vendit, ndërsa në vitin 2022 kur i gjithë kontinenti ynë po vuante ekonomikisht si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, rritja ishte rreth 4 për qind pasi që të hiqet inflacioni. Për vitin 2022 i kemi pasur rreth 920 milionë eksporte, këtë vit do t’i kalojmë mbi 1 miliard, rritja e eksportëve tregon rritjen e gjallërisë së ekonomisë sonë, rritjen e sektorit prodhues të mallrave e të shërbimeve. Raporti eksport -import në vitin 2019, pra vitin para se të bëhem unë kryeministër për herë të parë, ishte 1 me 9 e sot është më pak se 1 me 6. Nëse vazhdojmë kështu, dhe sigurisht që do të vazhdojmë kështu, me ndihmën e sipërmarrësve të punëtorëve që angazhohen në sektorët prodhues, raporti eksport-import do të përmirësohet e deficiti tregtar të zvogëlohet”.

“Janë dy vite, dhe kemi ende shumë punë dhe shumë politika të reja për t’i zbatuar në ndihmë të eksportit dhe prodhimit vendor, por situata ka ndryshuar për të mirë, është optimiste, edhe deficitin buxhetor për vitin 2022 më në fund kemi arritur ta zvogëlojmë në një rekord historik vetëm 49.1 milionë euro minus, mbi 11 herë më pak se në vitin 2020. E për dy vite janë dyfishuar investimet e huaja direkte. Buxheti i shtetit është rritur me 760 milionë euro për dy vite, ndërsa ekonomia është rritur me 2.1 miliardë euro, pra kemi Republikën e Kosovës me qeverisjen tonë me ekonomi të gjithëmbarshme prej 9 miliardë euro. Në të shkuarën, qeverive u duheshin 3 vite për t’ia shtuar vetëm 1 miliard ekonomisë, e tash për 2 vite i keni më shumë se 2 miliardë. Qeveria po peshon më lehtë se më parë”, tha Kurti.

I pari i Qeverisë tutje deklaroi se kjo rritje ka rezultuar edhe në rritje të punësimit.

“Për 21 muaj, nga marsi i vitit 2021 deri në dhjetorin e vitit 2022, është rritur punësimi primar nga mbi 325 mijë të punësuar në mbi 362 mijë të punësuar, pra për 21 muaj mbi 37 mijë më shumë të punësuar dhe numri i grave të punësuara është 50.3 për qind të rritjes së gjithëmbarshme”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë