Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti mburret për ndryshimet në arsim: Ndërtuam tri salla të edukatës fizike

08/01/2023 - 14:16
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti mburret për ndryshimet në arsim: Ndërtuam tri salla të edukatës fizike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia ka kushtuar një postim lavdërues e goxha krenarues sektorit të arsimit në llogarinë e tij në Facebook.

Ai u mburr për vendimet e ekzekutivit dhe ministrisë përkatëse që të rritet cilësia në arsim dhe njëkohësisht të jetë edhe gjithëpërfshirës, që zhvillon potencialin dhe kompetencat.

Kurti renditi disa prej vendimeve që i morën gjatë 2022-s për arsimin, ku ndër të tjera vuri në pah edhe ndërtimin e tri sallave të edukatës fizike, raporton Paparaci.

Shefi i qeverisë foli për miratimin e strategjisë së re të arsimit, ndarjen e bursave dhe ndërtimin e katër shkollave fillore e të mesme të ulta.

“Gjatë vitit të kaluar: Miratuam Strategjinë e re të arsimit 2022-2026;

Rikthyem Agjencinë e Kosovës për Akreditim në ENQA si anëtare e asocuar;
Liruam nga pagesa afër 43 mijë studentë;

Ndamë:
– Rreth 2.000 bursa për studentët e dalluar për studime brenda dhe jashtë vendit;
– Mbi 100 bursa për nxitjen e vajzave dhe djemve për studime në profile deficitare;
– Afro 2.000 bursa për fushat STEM;

– 300.000 euro bursa për nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
Ndërtuam 4 shkolla fillore dhe të mesme të ulëta, 3 salla të edukatës fizike;
27 shkolla janë furnizuar me inventar, 22 salla të edukatës fizike me pajisje sportive, 55 objekte shkollore me pako për mirëmbajtje, dhe 22 objekte shkollore me pajisje laboratorike;

Ndamë 300.000 euro për qendrat mësimore te fëmijëve rom, ashkali dhe egjiptian; si dhe 350.000 euro për punë me fëmijë me talente dhe fëmijë me nevoja të veçanta.
100 asistentë më shumë për fëmijët me nevoja të veçanta (viti 2023 përmbyllet me 500 asistentë);

Bëmë unifikimin e Abetares Kombëtare në bashkëpunim me Republikën e Shqipërisë;
Finalizuam dhe botuam tekstin e Gjuhës shqipe, niveli i parë për fëmijët në mërgatë;
Filluam pilotimin e arsimit dual për 4 profile: murator, floktar, kuzhinier dhe asistent i mikpritjes hoteliere, në 5 shkolla profesionale dhe 3 komuna;

Kosova u bë anëtare me të drejta të plota në programin Horizon Europe. 5 projekte të fituara në vlerë rreth 600.000 euro”, shkroi Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë