Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, i ka çuar letër kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e falënderuar për ftesën, ai ka përsëritur qëndrimin e tij që tha se ia ka shprehur në takimin e 10 korrikut për të mbetur në opozitë.
Hamza në këtë letër thotë se PDK ka marrë këtë vendim për shkak të dallimeve programore e konceptuale që kanë me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Për shkak të dallimeve tona programore dhe konceptuale, Partia Demokratike e Kosovës do ta ushtrojë përgjegjësinë e saj në opozitë, brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës. Aty do ta japim kontributin tonë për forcimin e demokracisë, mbrojtjen e interesit shtetëror dhe përfaqësimin e interesave të qytetarëve”, shkruan Hamza në letër.
Hamza më pas i ka kërkuar Kurtit që sot të ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe të përmbyllë procesin e konstituimit të Kuvendit.
“Nga ju kërkojmë që sot, në përputhje me afatin e përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, të ndërmerrni hapat e nevojshëm për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit dhe t’i hapet rrugë formimit të institucioneve të reja”.
Në fund, Hamza tha se Partia Demokratike e Kosovës do të japë kontributin e saj për konstituimin e Kuvendit Republikës së Kosovës.
Letra e plotë, e siguruar nga Gazeta Express:













