Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti me ministra bën homazhe viktimat e familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu në 25 vjetorin e masakrës

28/03/2024 - 14:29
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti me ministra bën homazhe viktimat e familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu në 25 vjetorin e masakrës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në përvjetorin e 25-të të masakrës së kryer në Podujevë nga njësiti serb “Skorpionët”, kryeministri Albin Kurti bëri homazhe te varrezat e të vrarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu.

Sikurse ishin të bashkuara familjet Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, kryeministri tha se “njësoj të bashkuar jemi edhe ne sot në kujtim dhe në nderim të rënies së tyre për tokën e Kosovës dhe për lirinë e popullit”.

“Ata na e kujtojnë dhe përkujtojnë se sa i lartë ishte çmimi i shtetit dhe lirisë, që e gëzojmë sot, se si rrënjët e shtetit dhe të lirisë janë te gjaku i martirëve dhe dëshmorëve. Njëkohësisht, zëri ynë do të jetë gjithnjë më i fuqishëm si institucional ashtu edhe qytetar për kërkim të drejtësisë”, theksoi kryeministri.

Në mesin e të mbijetuarve të kësaj masakre, kryeministri përmendi Saranda Bogujevcin, tashmë deputete dhe nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila bashkë me të mbijetuarit e tjerë i bënë ballë breshërive të plumbave dhe të cilët sot janë ndër dëshmitarët e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Duke i dhënë theks nevojës për drejtësi institucionale në Kosovë dhe në rajon, Kurti vazhdoi duke i bërë thirrje edhe një herë Prokurorisë në Kosovë të punojnë në ndjekjen e kriminelëve dhe vënien e drejtësisë, e cila do të finalizohej me vënien prapa grilave të vrasësve mizorë të familjeve Bogujevci, Duriqi e Llugaliu.

Ngjashëm, u shpreh edhe Enver Duriqi, të cilit në këtë masakër iu vranë katër fëmijë të moshave 3, 5, 8 edhe 10 vjeç, bashkë me gruan dhe prindërit.

“Është mbajtur një gjykim sa për sy e faqe dhe kisha me quajt se ata i kanë metodat e veta, injorojnë, nuk gjykojnë, nuk i pranojnë krimet, por si do që të jetë, ne do të qëndrojmë edhe më të fortë”, deklaroi Duriqi.

Bashkë me kryeministrin Kurti, të pranishëm për të kujtuar viktimat e kësaj masakre ishin edhe Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, si dhe zëvendësministra, e deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Deklarata e plotë e Kryeministrit Kurti te familjet Bogujevci dhe Llugaliu:

Familjet Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu ishin bashkë, por njësoj të bashkuar jemi edhe ne sot në kujtim dhe në nderim të rënies së tyre për tokën e Kosovës dhe për lirinë e popullit.

Ata na e kujtojnë dhe përkujtojnë se sa i lartë ishte çmimi i shtetit dhe lirisë, që e gëzojmë sot, se si rrënjët e shtetit dhe të lirisë janë te gjaku i martirëve dhe dëshmorëve, por njëkohësisht zëri ynë do të jetë gjithnjë më i fuqishëm si institucional ashtu edhe qytetar për kërkim të drejtësisë.

Janë vrarë shtatë gra e shtatë fëmijë. Fëmijët kanë qenë prej 2 vjeç deri 15 vjeç dhe me këtë rast është mbajtur një proces gjyqësor në Serbi, ku janë dënuar disa pjesëtarë të njësitit famëkeq “Skorpion”, që kanë kryer vrasje edhe në masakrën e Srebrenicës në gjenocidin në Bosnje dhe Hercegovinë dhe ata të dënuar maksimalisht me 20 vjet, pa u penduar, kur i kanë mbajtur dy të tretat e dënimit, janë liruar. Kryesori i tyre, Sasha Cvjetan është arrestuar në dhjetorin e vitit 2022 në Athinë të Greqisë, si kreu i një karteli të drogës atje.

Kjo tregon se si kriminelët e luftës dhe krimi i organizuar në paqe, janë të ndërlidhura ngushtë me njëra-tjetrën, por ne kemi nevojë për drejtësi institucionale në Kosovë, por edhe në rajon, meqenëse numri më i madh i kriminelëve vazhdojnë të jenë eksponent të krimit të organizuar dhe ata siç dihet nuk ndodhën më në Kosovë. Por, ne edhe njëherë i bëjmë thirrje prokurorisë së shtetit që të bëjë më shumë në mënyrë që këta vrasës mizorë të familjeve Bogujevci, Duriqi e Llugaliu të ndodhën prapa grilave, sepse kanë pasur shumë më tepër ekzekutorë dhe urdhërdhënës të kësaj ekspedite kriminale gjenocidale se sa që janë përballur me procesin në drejtësi, ku siç dihet në Serbi nuk ka pasur drejtësi për këto familje.

Duke ju falënderuar organizatave të ndryshme humanitare sikur të asaj të Natasha Kandiqit në Serbi, Serbia është detyruar ta organizojë një proces mirëpo, i cili nuk ka sjellë rehabilitim për viktimat, nuk ka sjellë ndëshkimin e duhur për kriminelët. Në mesin e atyre që u masakruan këtu ishte edhe Saranda Bogujevci e cila ju mbijetoi 16 plumbave, pra para 25 viteve trupi i njomë i Saranda Bogujevcit, atëherë e mitur, përfundoi me 16 plumba dhe ata pesë që shpëtuan nga kjo masakër ishte një mrekulli e vërtetë dhe sot janë dëshmitarë të gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Deklarata e plotë e Kryeministrit Kurti në homazhet te varrezat e familjes Duriqi:

Pra, Enverit ia kanë vrarë bashkëshorten, katër fëmijë, dhe të dy prindërit, dhe tash katër fëmijë i ka sërish që i kanë ripërtërirë emrat e paraardhësve të tyre të së njëjtës familje. Kjo kallxon qysh jeta dhe populli fiton pavarësisht krimeve që i bëjnë armiqtë e vendit tonë të cilët vazhdojnë të jenë të pandëshkuar e të papenduar. Lavdi Albionit, Mimozës, Arbërit, Dafinës, zonjës Fitnete, dhe prindërve të Enverit, Esmës dhe Hamdisë, dhe ne gjithmonë do të iu kemi borxh përkujdesjen tonë.

Edhe njëherë i bëjmë thirrje Prokurorisë që të angazhohet në mënyrë që vrasësit, edhe si ekzekutorë edhe si urdhërdhënës, të ndodhen prapa grilave sa më parë që të gjithë ata. Lavdi e kujtimi i tyre nuk shlyhet asnjëherë, ashtu siç gjaku i tyre nuk humb po ashtu asnjëherë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë