Ka përfunduar takimi informal i Edi Ramës me liderët e Rajonit në kuadër të Procesit të Berlinit. Rama është kapur nga kamerat duke përcjellë zyrtarët e lartë.
Liderët e rajonit me përjashtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ndodhet në një konference në Kretë të Greqisë, patën një drekë informale në Vilën 30 në kryeqytet. Pjesë e takimit informal ishte edhe komisioneri i BE për zgjerimin dhe fqinjësinë, Oliver Varhelyi.
Takimi nisi rreth orës 12:00 dhe përfundoi rreth orës 15:30. Në këtë takim informal u diskutua për të gjitha projektet që do të financohen në kuadër të Procesit të Berlinit. Ky samit do të mbahet në Tiranë në muajin Tetor.












