Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti ndan 18 milionë euro për pajisje digjitale në shkolla për tri vjet

14/04/2023 - 13:19
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti ia gjen një vend ish -shefit të AKK’së në bordin e Trainkos’it
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në tryezën me temën “Nga politika në praktikë: Transformimi i Arsimit përmes Mësimit Digjital”, të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it në Kosovë dhe Bashkimin Evropian.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri Kurti tha se nëse do të veçonim një sektor, që ka rol fondamental në zhvillimin socio-ekonomik të vendit tonë dhe që mundëson progresin në të gjithë sektorët e tjerë, padyshim që është arsimi.

Me miratimin e Strategjinë e re të Arsimit 2022-2026, për herë të parë digjitalizimi në arsim konsiderohet si një nga pesë shtyllat e kësaj strategjie ambicioze, së cilës i janë dedikuar 52 milionë euro dhe që siguron një qasje gjithëpërfshirëse ndaj digjitalizimit në arsim dhe adresimin e të gjitha aspekteve të këtij transformimi.

“Për të përmirësuar qasjen në mësimin digjital, shkollat kanë nevojë për lidhje në internet, si dhe për pajisje elektronike si për mësuesit ashtu edhe për nxënësit”.

Kurti nënvizoi se përmes projektit për Ekonominë Digjitale të Kosovës (KODE), qeveria me mbështetjen e fondeve të Bankës Botërore ka arritur që 100%.

“Pra të gjitha vendbanimet në Kosovë, përfshirë ato në zonat e thella rurale, të kenë qasje në internet brezgjerë. Në kuadër të po të njëjtit projekt, është bërë edhe lidhja e 107 shkollave në internet brezgjerë. Megjithëkëtë, 16% e shkollave mbeten ende të palidhura dhe nga ato që janë tashmë janë të lidhura, vetëm 49% kanë lidhje përmes fibrit optik”.

Ai tha se shkollat kanë nevojë për pajisje elektronike: kompjuterë, tabela inteligjente dhe printera. Shifrat e vitit 2021 tregojnë se shkollat publike të Kosovës kanë mesatarisht 1 kompjuter për 35 nxënës, që është shumë prapa mesatares së Bashkimit Europian.

“Andaj, duke e konsideruar se kjo është një nga fushat prioritare ku duhet të ndërhyhet, kemi dedikuar një buxhet qeveritar prej 18 milionë eurosh për një periudhë 3-vjeçare që në masë të madhe do të shërbejë për të financuar blerjen e pajisjeve digjitale për shkolla. Këtë vit tashmë kemi pranuar kërkesat për furnizim me pajisje digjitale nga 432 shkolla, të cilat aktualisht janë duke u shqyrtuar”.

Në rrugën drejt transformimit digjital, ai tha se është i nevojshëm një vlerësim i vazhdueshëm i nevojave dhe i kërkesave të palëve të interesit.

“Vlerësimi i nevojave të të mësuarit digjital, i kryer nga Instituti i Psikologjisë i Universitetit të Prishtinës dhe i mbështetur nga UNICEF-i, ofron njohuri domethënëse për zbatimin e strategjisë tonë të arsimit. Andaj, jemi të lumtur të shohim se të gjeturat e hulumtimit validojnë shumë nga aktivitetet e parapara në planin e veprimit të strategjisë, por gjithashtu ofrojnë edhe rekomandime, të cilat mund të përmirësojnë më tej efektivitetin e veprimeve të planifikuara”, u shpreh ai.

Kurti ftoi gjithë partnerët tanë zhvillimorë për bashkëpunim dhe mbështetje në zbatimin e digjitalizimit të arsimit në vendin tonë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë