Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti në Mitrovicën e Veriut: Serbia insiston të çojë dinarë cash, ne duam të ndalim financimin e terrorizmit

03/04/2024 - 16:36
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti në Veri: Vizituam përmendoren e Enver Zymberit dhe vendin e pritës kriminale ku u vra Afrim Bunjaku
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti, në një deklarim për mediat në Veri ku sot ishte për vizitë, ka folur për çështjen e dinarit.

Ai atje tha se problemi qëndron te Serbia, e cila ka synim që paratë t’i dërgojë në cash për të paguar edhe “njerëz që nuk duhet”, duke aluduar për financimin e grupeve terroriste.

“Së pari duhet të them se ne nuk kemi qenë as nuk jemi kundër dinarit, ajo është valutë zyrtare e fqinjit tonë, Serbisë. Serbia mund t’i çojë serbëve në Kosovë ndihmë financiare, por në Kosovë e vetmja valutë për pagesa është euro në përputhje me nenin 11 të Kushtetutës sonë. Vendimin për rregullativën e re e ka marrë BQK më 27 dhjetor të vitit të kaluar. Beogradi e ka ditur shumë mirë se çka po zhvillohet këtu, atë se banka komerciale e cila ka mbetur pa bankën mëmë …i kanë pasur tre opsione, unë këtë e kam mësuar më vonë sepse ky nuk është resor imi”.

“BQK s’është pjesë e Ministrisë së Financave, por institucion i pavarur i shtetit tonë. Ata kanë pasë tre opsione dhe kanë vendosur për vetëlikuidim. E tash Beogradi insiston në dinarë dhe cash sepse emiton dinarin, insiston për cash sepse s’ka më Bankë Komerciale në Kosovë. Do të thotë ata janë të varur nga cash-i sepse i paguajnë disa njerëz që nuk duhet t’i paguajnë. Unë s’kam asgjë që mjekët, profesorët, mësimdhënësit të marrin mjete, por duket se brenga kryesore e Beogradit është se disa njerëz, që s’janë as mjekë as mësimdhënës, nuk mund të marrin cash më si më parë. Ne duam sistem transparent, legalizim të të gjitha transaksioneve financiare të atyre që janë legale dhe s’ka më cash. Ne duam që ekonomia në Kosovë të shndërrohet në ekonomi pa cash dhe tani ATK, sipas ligjit të saj, duhet t’ua japë pagat të gjithë qytetarëve në sektorin publik nëpërmjet bankës. Nuk po themi që serbët në Kosovë të marrin dardanë, valutë e Kosovës, por euro sepse këtë e kemi që nga 1 janari 2002. Më herët e kemi pasur markën gjermane tash e kemi euron. Le të vijë paraja edhe në dinarë, por këtu si mjet pagese duhet të jetë euro”.

Duke marrë shembull ngritjen e këmbimoreve në anën tjetër të kufirit nga Beogradi, Kurti tha se “kur ke vullnet gjenden mundësitë”.

“Por, Beogradi e ka zgjedhur mundësinë më të keqe prapë cash e ju e dini se ne kemi konfiskuar më shumë se pesë milionë armë dhe municion të grupit terrorist kriminal të Milan Radojiciqit. E tash ku i morën ata ato para. Ne duam ta ndalim kontrabandën dhe çfarëdo financimi ilegal sepse kur e financon terrorizmin edhe ti je terrorist, sepse terroristët s’mundën pa ato financa. Ne jemi bërë pengesë e Beogradit jo pse ne angazhohemi për euro, sepse mund të kesh edhe kursime në dinarë në banka komerciale, por për atë se ata duan që të funksionojnë vetëm me cash”./E.O/

JU REKOMANDOJMË

Dhuna në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it, Barduani: Presim që përgjegjësit të sillen para drejtësisë
Lajme

Dhuna në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it, Barduani: Presim që përgjegjësit të sillen para drejtësisë

30/06/2025 - 23:13
Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok
Kryesore

Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

30/06/2025 - 22:38
Analisti Vehbi Kajtazi: Kurtit duhet me ia ndalu hyrjen në zyre të qeverisë
Kryesore

Analisti Vehbi Kajtazi: Kurtit duhet me ia ndalu hyrjen në zyre të qeverisë

30/06/2025 - 22:16
Gruda: Nuk ka bazë për votim të fshehtë, praktika e sotme parlamentare është votimi i hapur
Kryesore

Gruda: Nuk ka bazë për votim të fshehtë, praktika e sotme parlamentare është votimi i hapur

30/06/2025 - 21:54
“Osmani më e pëlqyer se Kurti në të gjitha nivelet e arsimit të votuesve”
Kryesore

“Osmani më e pëlqyer se Kurti në të gjitha nivelet e arsimit të votuesve”

30/06/2025 - 21:39
Valon Syla, me ironi: Po i thonë opozitës çohu se Albini s’po mundet me rrejtë vetë më
Kryesore

Valon Syla reagon pas arrestimit: Nuk kam ushtruar dhunë, u linçova si monstrum i dhunshëm

30/06/2025 - 20:59

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Polici dhe djali i ish-eprorit policor përkrah rrahjen e qytetarit në Klinë nga të dyshuarit kolegët e tij

    Polici dhe djali i ish-eprorit policor përkrah rrahjen e qytetarit në Klinë nga të dyshuarit kolegët e tij

    174 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Firma e biznesmenit të afërt me Elmi Reçicën e PDK-së futet në Listën e Zezë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Impakti Veriu.info/Kuvendi Komunal i Ferizajt anulon dy vendime të kundërligjshme qe i kishte marrë në mars

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ky është i dyshuari shqiptar që u arrestua për rrahjen në veri, i ndaluar për 48-orë

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Impakti Veriu.info/Nga mohimi në pranim: Kuvendi Komunal korrigjon vendimin për Hartën Zonale – VV bën ‘filma’, braktis seancën

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë