Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se po ta donte Serbia Asociacionin e komunave serbe, do ta njihte pavarësinë e Kosovës.
Kështu tha Kurti në Kuvend sot për Asociacionin:
Asociacioni i komunave me shumicë serbe, është nënshkruar nga paraardhësi im, në Bruksel.
Përgjithësisht janë 33 marrëveshje në Bruksel. Është e padrejtë ndaj procesit të bisedimeve dhe Kosovës, që një prej tyre të tërhiqet prej tyre si më kryesorja.
Nuk ekziston asnjë dokument që thotë një është më kryesorja se tjetra.
Këto të gjitha i kam paraparë në pikën 4 të kornizës së përgjithshme të marrëveshje.
Ka një iniciativë të re të një porpozimi të BE-së, mbështetur nga Franca, Gjermania mbështetur nga SHBA, ku parashihet trajtimi i marrëveshjeve të mëhershme.
Është e padrejtë, ta nxjerrim Asociacionin si marrëveshje e veçantë.
Së shpejti bëhen dy vjet që ka zhvendosje tektonike të qasjes në dialog.
Nuk është më njohja e pavarësisë së Kosovës e nënkuptuar në fund të procesit por thuhet qartazi se ajo ndodhet në qendër të marrëveshjes.
Do të ishte shumë gabim, ta nxjerrim Asociacionin si të veçantë.
Është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, por Serbia nuk e ka ratifikuar atë marrëveshje.
Unë besoj që qasja jonë më e mirë e jona edhe vlerore edhe strategjike, është që kur bëhet fjalë për të drejtat e komuniteteve joshumicë, t’i pyesim kësisoj, pse nuk mjafton Plani i Ahtisaarit, ata duhet të tregojnë pse nuk mjafton.
Ata që duan edhe më shumë, ata duhet të na tregojnë pse fituesi i çmimit Nobel për Paqe, paska bërë gabim?
Unë kështu e shtroj çështjen në këto diskutime dhe e kam thënë edhe më herët, nëse Serbia do ta dëshironte Asociacionin, gjëja e parë që do ta bënte do të ishte ta pranojë pavarësinë e Kosovës.Jo, nëse e don Asociacionin fort, atëherë e njeh pavarësinë.
Neve nuk na duhet, ata nuk e dojnë, nuk kemi pse i japim prioritet kaq shumë. /periskopi/













