Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti ngatërrohet në fushatë, në Prishtinë kërkon zonë 5 km të sigurisë, në Berlin flet për hapjen e hapësirës ajrore nga Serbia

15/10/2024 - 12:22
në Lajme
A A
Kurti ngatërrohet në fushatë, në Prishtinë kërkon zonë 5 km të sigurisë, në Berlin flet për hapjen e hapësirës ajrore nga Serbia
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nën hijen e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Këshilli i Përgjithshëm i Vetëvendosjes u mblodh më 5 tetor për të bërë thirrje për zgjimin të aktivistëve. Në fjalimin e tij, kryetari i subjektit dhe i Qeverisë, Albin Kurti, u ndal gjatë te “fqinji agresor”. Duke përmendur si arsye prezencën e shpeshtë të ushtrisë serbe rreth kufirit me Kosovën përgjatë mandatit të tij, Kurti para bashkëpartiakëve pati një kërkesë për ndërkombëtarët – rikthimin e zonës së sigurisë prej 5 kilometrave rrotull kufirit të Kosovës me Serbinë. Edhe dy ditë para se të shkonte në Berlin, Kurti ngriti alarmin se Serbia ka provokuar sërish duke lëvizur trupat e saj rreth 50 metra afër vijës kufitare.

“Meqenëse brenda dy vjetëve, katër herë Serbia e ka sjellë ushtrinë e saj te kufiri ynë, duhet rikthyer zona tokësore e sigurisë të cilën NATO e quan Ground Safety Zone – (GSZ) në gjerësinë 5 kilometra rrotull kufirit të Kosovës me Serbinë. Ajo u hoq në gusht të vitit 2001 kur kryeministri i Serbisë ishte Zoran Gjingjiq, dhe këtë tash po e keqpërdor regjimi i Aleksandar Vuçiqit i cili po sjell artileri, trupa shtesë dhe sistem kundërajror kinez përbrenda këtij rripi pesë kilometërsh”, tha Kurti, duke e potencuar se Serbia është i vetmi vend në Europë që posedon sisteme kineze të mbrojtjes kundërajrore, dronë kinezë, si dhe dronë kamikazë nga Irani.

Por, në kryeqytetin gjerman ku Kurti shkoi për të marrë pjesë në Procesin e Berlinit, gjuha e tij nuk kishte tone lufte. Kryeministri atje, në mënyrë kontradiktore me atë që tha në Prishtinë, kërkoi hapjen e hapësirës ajrore të Serbisë për fluturime komerciale drejt apo nga Kosova.

“25 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, hapësira ajrore e Serbisë mbetet e mbyllur për fluturime komerciale drejt apo nga Kosova. Kjo nuk shërben pozitivisht as për marrëdhënie fqinjësore, as për adaptimin klimatik”.

Kjo ishte pika e shtatë e Kurtit në adresimin e tij në sesionin e dytë të Samitit të Procesit të Berlinit rreth Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, Energjinë dhe Lidhshmërinë.

Kërkesa e Kurtit për aleatët përkon me marrëveshjen që ishte ndërmjetësuar nga Richard Grenell në janar të 2020-ës kur ai shërbente si dërguar i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump dhe si ambasador amerikan në Gjermani.

Marrëveshja, që synonte rihapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, ishte nënshkruar në Berlin në ambasadën e SHBA-së nga Kosova dhe Serbia dhe ishte paraparë që fluturimet Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas do të realizoheshin nga kompania gjermane Lufthansa.

Atë kohë, Hashim Thaçi që ishte presidenti dhe Ramush Haradinaj i cili ishte ende në detyrë në Qeveri, e mirëpritën këtë duke e konsideruar “një hap të rëndësishëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të të dyja vendeve”.

Po këtë qëndrim e kishte mbajtur edhe sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, meqë hapësira ajrore e Kosovës ishte në përgjegjësi të NATO-s.

Grenell e kishte quajtur këtë marrëveshje “një fitore historike” e Administratës Trump, por ajo ishte kushtëzuar menjëherë nga Serbia. Marko Gjuriq, që ishte në pozitën e drejtorit të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe kishte thënë se “linja ajrore mund të jetësohet pas heqjes së taksave nga Qeveria e Kosovës për prodhimet e Serbisë dhe pas rifillimit të dialogut Beograd-Prishtinë”, duke iu referuar taksës 100% që kishte vendosur Haradinaj atëherë.

Në Berlin edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, foli me një gjuhë pajtuese për dy fqinjët dhe u kërkoi që të mos “frenohen” nga e kaluara. Ai u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen më aktivisht në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, duke u zotuar se do të punojë edhe personalisht me të dyja vendet.

“Na duhet një dinamikë e re… do t’u thosha miqve nga Beogradi dhe Prishtina sot: Ju lutem mos lejoni që e kaluara t’ju frenojë në rrugën drejt një të ardhmeje paqësore dhe prosperuese. Jam i bindur se kjo e ardhme gjendet në BE dhe ekziston vetëm një rrugë që çon atje: zbatimi i plotë i marrëveshjeve të arritura”, tha Scholz.

Për përgjigjen që do t’ia japë kësaj kërkese të kancelarit gjerman Kurti u pyet nga gazetarët në Berlin dhe nëse kjo do të nënkuptonte zbutje të qëndrimit në kërkesat që ai ka vendosur në dialogun e Brukselit.

Në përgjigje, Kurti tha se e pret dinamikë të re, por përsëriti po të njëjtat kërkesa që kishte listuar.

“Ne po presim Komisionin e ri Europian që të fillojë me dinamikë të re dhe për këtë arsye jemi optimist. Edhe më tej insistojmë që të dorëzohet kryekrimineli Millan Radoiçiq, që na vrau rreshterin policor, heroin Afrim Bunjaku, por edhe grupi i tij paralimitar i terroristëve që ndodhen në aktakuzën e Prokurorisë së Shtetit të Kosovës. Kërkojmë që letra e [ish-kryeministres serbe] Bërnabiqit të tërhiqet, meqë me atë letër ajo është tërhequr nga marrëveshja, njëkohësisht ajo që jemi marrë vesh. Marrëveshja Bazë dhe Aneksi për zbatim të nënshkruhen sepse nënshkrimi është garanci ligjore”, tha Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë