Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti: Nuk mund t’i edukojmë vajzat të jenë të dëgjueshme e djemtë dominues

31/10/2026 - 16:15
në Lajme
A A
Kurti: Nuk mund t’i edukojmë vajzat të jenë të dëgjueshme e djemtë dominues
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur për vrasjen e Arlindës dhe problemin më të thellë shoqëror që, sipas tij, lidhet me mendësinë patriarkale dhe mënyrën se si ende shihet pozita e gruas në shoqëri.Kurti tha se kjo mendësi vazhdon ta konsiderojë gruan si pronë apo objekt, mbi të cilin burri mund të ushtrojë forcë, ndërsa pavarësinë e saj e sheh si mosbindje dhe vendimin për t’u larguar nga një marrëdhënie si cenim të autoritetit mashkullor.

“Vrasja e Arlindës na përballi edhe me një problem më të thellë, me një mendësi patriarkale e cila ende e konsideron gruan si pronë, apo objekt mbi të cilin burri mund të ushtrojë forcë, që pavarësinë e saj e sheh si mosbindje dhe vendimin për t’u larguar nga një marrëdhënie si cenim të autoritetit mashkullor”, deklaroi Kurti.

Ai theksoi se ndryshimi i kësaj mendësie nuk mund të arrihet vetëm përmes ligjeve, por kërkon përballje të vazhdueshme në familje, shkolla, institucione dhe brenda vetë subjekteve politike.

“Kjo mendësi nuk ndryshon vetëm me ligje, por kërkon përballje të vazhdueshme në familje, në shkolla, në institucione dhe brenda vetë subjekteve tona politike”, u shpreh ai.

Kurti foli edhe për rëndësinë e edukimit të fëmijëve që nga mosha e hershme, duke bërë të ditur se do të rishikohen kurrikulat arsimore, nga edukimi parashkollor deri në të gjitha nivelet e tjera të arsimit.

“Ndryshimi duhet të fillojë shumë më herët, që në edukimin e fëmijëve. Do t’i rishikojmë edhe më tutje kurrikulat, duke filluar nga edukimi parashkollor e duke vazhduar në të gjitha nivelet e arsimit, ashtu që barazia, respekti për tjetrin, autonomia personale dhe zgjidhja e konflikteve pa dhunë të mësohen që në fëmijëri, në mënyrë të përshtatshme për secilën moshë”, tha shefi i qeverisë.

Ai kritikoi edhe mënyrën tradicionale të edukimit të vajzave dhe djemve, duke kërkuar rishikimin e roleve gjinore të trashëguara.

“Nuk mund të vazhdojmë t’i edukojmë vajzat që të jenë të dëgjueshme dhe të durueshme, ndërsa djemtë që të jenë patjetër dominues. Këto role të trashëguara duhet t’i shqyrtojmë me guxim”, u shpreh kryeministri.

JU REKOMANDOJMË

30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet i jepen kompanisë së vajzës së Blerim Devollit nga Komuna e Lipjanit, me propozim të kryetarit Ahmeti

30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet i jepen kompanisë së vajzës së Blerim Devollit nga Komuna e Lipjanit, me propozim të kryetarit Ahmeti
31/10/2026 - 16:13

Kuvendi Komunal i Lipjanit në mbledhjen e mbajtur dje ka miratuar propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim për 99 vjet të 30 mijë metrave katrorë (3 hektarë) tokë komunale...

Më shumëDetails

BE pas ndryshimit politik në Serbi: Obligimet e Dialogut me Kosovën mbeten të njejta, procesi s’varet nga individët politikë

BE pas ndryshimit politik në Serbi: Obligimet e Dialogut me Kosovën mbeten të njejta, procesi s’varet nga individët politikë
31/10/2026 - 16:10

Bashkimi Evropian ka deklaruar se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Serbi nuk ndryshojnë bazat e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja, si dhe obligimet që...

Më shumëDetails

Kurti i flet Tiranës: Të ndërtohet demokraci që i qëndron trysnisë së kapitalizmit e që s’i përkulet oligarkisë – VV s’ka dorë në protesta

Kurti i flet Tiranës: Të ndërtohet demokraci që i qëndron trysnisë së kapitalizmit e që s’i përkulet oligarkisë – VV s’ka dorë në protesta
31/10/2026 - 15:43

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e LVV’së ka folur edhe për protestat që po zhvillohen në Shqipëri. Kurti ka thënë se këto zhvillime Kosova i përcjell...

Më shumëDetails

Tahiri: Me qeverinë Kurti, Republika e Kosovës duhet ta fshijë integrimin dhe anëtarësimin në BE

Tahiri: Fabrika e muni’cionit për efekt elektoral, fotografia e marrëveshjes i ngjanë banerave të fushatës
31/10/2026 - 15:29

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë për ngecjen e procesit të integrimit evropian, duke vlerësuar se deklaratat për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin...

Më shumëDetails

Tensionohet situata përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, protestuesit i vendosin flakën kazanëve të plehrave, ndizen edhe tymuese

Tensionohet situata përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, protestuesit i vendosin flakën kazanëve të plehrave, ndizen edhe tymuese
31/10/2026 - 15:04

Kanë nisur tensionet përpara Ministrisë së Arsimit.Protestuesit i kanë vendosur flakën kazanëve të plehrave, ndërkohë që kanë ndezur edhe tymuese. Ndërkohë, më herët ka pasur përplasje mes studentëve...

Më shumëDetails

Vuçiq mbron kriminelin Radoiçiq: Dorëzimi i tij në Prishtinë do të nënkuptonte njohjen e Kosovës

Vuçiq mbron kriminelin Radoiçiq: Dorëzimi i tij në Prishtinë do të nënkuptonte njohjen e Kosovës
31/10/2026 - 15:00

Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kundërshtuar mundësinë e dorëzimit të Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, te autoritetet e Kosovës. Ai pretendon se një veprim i tillë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vidhen mbi 100 armë nga një depo në Gjakovë

    Vidhen mbi 100 armë nga një depo në Gjakovë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kishte telashe me ish-bashkëshortin, Akil Gjakova- pjesë e protestës në Pejë edhe Suela Muminoviq

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dy të arrestuarit në Prishtinë ishin të dënuar me burgim të përjetshëm

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • FIT-i arreston në Prishtinë dy persona me rrezikshmëri të lartë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Neziri i LDK-së godet bashkëpartiakët: “Ju dy keni shkuar te Fatoni dhe i jeni vënë pas si qengjat”

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë