Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vuçiq mbron kriminelin Radoiçiq: Dorëzimi i tij në Prishtinë do të nënkuptonte njohjen e Kosovës

31/10/2026 - 15:00
në Lajme, Pa kategori
A A
Vuçiq mbron kriminelin Radoiçiq: Dorëzimi i tij në Prishtinë do të nënkuptonte njohjen e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kundërshtuar mundësinë e dorëzimit të Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, te autoritetet e Kosovës.

Ai pretendon se një veprim i tillë do të nënkuptonte njohjen formale të pavarësisë së Kosovës dhe do të shënonte, sipas tij, fillimin e fundit të shtetit serb.

“Vetëm ta keni parasysh se dorëzimi i Radoiçiqit apo i kujtdo tjetër në Prishtinë, në çfarëdo forme, do të nënkuptonte njohjen e shtetit të Kosovës dhe fillimin e fundit të shtetit serb. Kjo nuk do të ishte kapitullim, por njohje de jure e Kosovës. Nuk bëhet fjalë për njohje indirekte, por për njohje formale juridike të shtetit të Kosovës”, deklaroi 56-vjeçari.

Duke folur për rastin e Radoiçiqit, Vuçiq përmendi edhe procedurën gjyqësore ndaj tij për veprën penale të shkaktimit të rrezikut. Ai pretendoi se gjykata kishte kërkuar prova nga EULEX-i, por ky mision kishte vlerësuar se çështja i takon drejtësisë së Kosovës.

– YouTube youtu.be

Kujtojmë se Radoiçiq kërkohet nga autoritetet kosovare për organizimin dhe pjesëmarrjen në sulmin terrorist në Banjskë, më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ndërkohë, në Serbi ka nisur një shqyrtim i veçantë lidhur me mënyrën se si është trajtuar rasti i tij nga organet e drejtësisë, veçanërisht vendimi për të mos i caktuar masën e paraburgimit, pavarësisht dyshimeve për vepra të rënda penale.

Sipas informacioneve të portalit Nova.rs, një nga arsyet e përmendura për mosvendosjen e kësaj mase ishte mënyra se si prokurori i atëhershëm, Nikola Panteliq, kishte argumentuar kërkesën për paraburgim.

Pas rënies së Vuçiqit, Prokuroria serbe rihap rastin e Radoiçiqit – “Pse u la i lirë pas sulmit në Banjskë?”

Në kërkesën e tij, ai kishte paraqitur vetëm një rrethanë që mund të tregonte se Radoiçiqi, nëse do të qëndronte i lirë, mund të pengonte zhvillimin e procedurës.

Bëhej fjalë për rrezikun e arratisjes, por kjo arsye ishte vlerësuar si e pamjaftueshme, pasi Radoiçiqi ishte paraqitur vetë dhe vullnetarisht për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd. /Telegrafi/

JU REKOMANDOJMË

Kurti për zgjedhjet në Serbi: E dimë kush e humbi pushtetin, por nuk e dimë kush e ka fituar atë

Kurti për zgjedhjet në Serbi: E dimë kush e humbi pushtetin, por nuk e dimë kush e ka fituar atë
31/10/2026 - 14:26

Kryeministri i Kosovës, njëherit kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në fjalën e tij në mbledhjen e 64-t të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur për...

Më shumëDetails

Studentët refuzojnë, Rama këmbëngul – sofra e e dialogut para Kryeministrisë për të pestën ditë

Studentët refuzojnë, Rama këmbëngul – sofra e e dialogut para Kryeministrisë për të pestën ditë
31/10/2026 - 14:15

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur sërish ftesën për dialog drejtuar studentëve protestues. Për të pestën ditë radhazi, Rama ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook...

Më shumëDetails

Kosovari bie nga skela në Gjermani, dërgohet me helikopter në spital

Kosovari bie nga skela në Gjermani, dërgohet me helikopter në spital
31/10/2026 - 13:57

Një 24-vjeçar nga Kosova ka pësuar lëndime pasi është rrëzuar nga një skelë në një objekt ndërtimi në Wilburgstetten të Gjermanisë. Sipas raportimit të mediumit gjerman Nordbayern.de, aksidenti...

Më shumëDetails

Kurti paralajmëron përgjegjësi disiplinore e penale për zyrtarët që neglizhuan rastin e Arlindës

Kurti paralajmëron përgjegjësi disiplinore e penale për zyrtarët që neglizhuan rastin e Arlindës
31/10/2026 - 13:40

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e 64-t të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, duke kritikuar dështimet institucionale në...

Më shumëDetails

Zhduken mbi 100 armë nga depoja “Tactical” në Gjakovë – dyshohet se dera u hap me çelës, pa shenja thyerjeje

Zhduken mbi 100 armë nga depoja “Tactical” në Gjakovë – dyshohet se dera u hap me çelës, pa shenja thyerjeje
31/10/2026 - 13:04

Një vjedhje e përmasave të mëdha është raportuar në Gjakovë, ku nga depoja e armëve “Tactical” dyshohet se janë zhdukur mbi 100 armë të shkurtra, me vlerë që...

Më shumëDetails

Arrestohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet se kërcënoi bashkëshorten

Vrasje e dyfishtë në Malishevë, viktimat dy vëllezër – i dyshuar dhëndri i tyre
31/10/2026 - 13:01

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Gëzim Berisha është arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje. Burime të “Betimi për Drejtësi” bëjnë të ditur se Berisha ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vidhen mbi 100 armë nga një depo në Gjakovë

    Vidhen mbi 100 armë nga një depo në Gjakovë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kishte telashe me ish-bashkëshortin, Akil Gjakova- pjesë e protestës në Pejë edhe Suela Muminoviq

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dy të arrestuarit në Prishtinë ishin të dënuar me burgim të përjetshëm

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • FIT-i arreston në Prishtinë dy persona me rrezikshmëri të lartë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Neziri i LDK-së godet bashkëpartiakët: “Ju dy keni shkuar te Fatoni dhe i jeni vënë pas si qengjat”

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë