Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti: Onkologjia shembull për Kosovën dhe rajonin

17/12/2025 - 10:39
në Lajme
A A
Kurti: Onkologjia shembull për Kosovën dhe rajonin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është përuruar akseleratori me vlerë prej 1.6 milionë eurosh, i cili mundësinë që me saktësi maksimale të godet tumorin pa dëmtuar indin përreth.

Në këtë përurim ishte edhe Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia të cilët vlerësojnë se në këtë klinikë janë bërë ndryshime rrënjësore duke u bërë edhe klinika shembull jo vetëm për vendin por edhe rajonin dhe me gjerë.

“Sot jemi në Klinikën e Onkologjisë në QKUK, një klinikë që gjatë këtij mandati ka përjetuar një transformim rrënjësor, duke përmirësuar jashtëzakonisht si trajtimin e pacientëve, ashtu edhe kushtet për mjekët specialistë, infermierët dhe stafin në përgjithësi. Klinika e Onkologjisë është shembull në Republikën e Kosovës, madje edhe në rajonin e Ballkanit. Me këtë rast duhet të përmendet se fillimisht është rritur numri i shtretërve. Nga vetëm 45 shtretër sa ishin më parë, sot janë 110 shtretër, pra kemi më shumë se dyfishim. Arsyeja pse jemi këtu sot është investimi në këtë bunker me hapësira përcjellëse, me vlerë të përgjithshme prej 2.7 milionë euro, përfundimi i të cilit u bë në një kohë rekord – për vetëm pesë muaj. Shtete të tjera shumë më të zhvilluara se Kosova, edhe në Evropë, kanë marrë deri në 12 muaj për realizimin e projekteve të tilla, ndërsa në Kosovë u realizua për vetëm pesë muaj. Akseleratori ka vlerë prej 1.6 milionë euro dhe është i pajisur me sistemin e avancuar SIRAG, i cili mundëson saktësi maksimale në rrezatim, duke goditur tumorin pa dëmtuar indet përreth”, tha Kurti.

Kurti në fjalën e tij përmendi edhe buxhetin për listën e barnave esenciale.

“Duhet theksuar se pjesë e investimeve në këtë klinikë është edhe buxheti për listën e barnave esenciale për pacientët me sëmundje malinje, i cili para gjashtë vitesh, në vitin 2019, ishte rreth 8 milionë euro, ndërsa sot është rritur në gjithsej 19 milionë euro”, nënvizioi Kurti.

Ndërsa ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se ky është akseleratori i tretë, e kështu po mundësohet edhe që pacientët shërbimet t’i marrinë në institucione publike, e madje as duke shkuar në shtete të tjera.Këtë ai e quan një dhuratë për fundvit për klinikën por edhe për pacientet që kanë pritur.

“Kënaqësi e veçantë që brenda një periudhe të shkurtër po montohet akseleratori i tretë në këtë klinikë, një akselerator modern që do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve për trajtimin e tyre me rrezet X dhe që nuk do të ketë fare lista të pritjes. Nuk mund të mendoj një dhuratë më të mirë, si për ministrinë dhe stafin shëndetësor, ashtu edhe për pacientët që kanë pritur me vite, sesa një akselerator i tillë. Do të vazhdojmë edhe me investime të tjera, në mënyrë që qytetarët t’i marrin të gjitha shërbimet shëndetësore brenda institucioneve publike, pa pasur nevojë t’i kërkojnë ato jashtë vendit. Klinika e Onkologjisë është bërë shembull në këtë drejtim dhe shumica e pacientëve tashmë as që mendojnë të dalin jashtë Kosovës për t’i marrë këto trajtime”, u shpreh Vitia.

JU REKOMANDOJMË

Totaj: VV duhet me shku në opozitë

Totaj: VV duhet me shku në opozitë
29/06/2026 - 19:45

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka folur për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke u fokusuar në procesin e formimit të institucioneve të reja dhe zgjedhjen...

Më shumëDetails

Përfundon mbledhja, Haziri: Debati i brendshëm ka filluar sot, vendimarrës është lidershipi i LDK-së

Haziri: Presim nga Trump të rikonfirmojë marrëveshjen e 3 shtatorit që Kurti e anashkaloi
29/06/2026 - 18:47

Pas më shumë se tri orësh takim, ka përfunduar mbledhja e Kryesisë dhe kryetarëve të degëve të LDK’së e cila erdhi pas kërkesave për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut...

Më shumëDetails

ZKA: MPB pagoi mbi 119 mijë euro për punonjësit serbë që nuk shkuan asnjë ditë në punë

Sveçla: Fabrika për prodhimin e municioneve, hap i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve të sigurisë
29/06/2026 - 18:35

Ministria e Punëve të Brendshme ka vazhduar të paguajë paga për një grup punonjësish që, sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, nuk kanë ushtruar asnjëherë detyrat e tyre, ndërsa...

Më shumëDetails

Kurti pret në takim profesorin amerikan Serwer: Biseduam për integrimin euroatlantik e sigurinë rajonale

Kurti pret në takim profesorin amerikan Serwer: Biseduam për integrimin euroatlantik e sigurinë rajonale
29/06/2026 - 18:23

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim profesorin amerikan dhe njohësin e çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, me të cilin tha ka diskutuar...

Më shumëDetails

Videoja mediale në rrugën Pejë-Mitrovicë i kushton shoferit, gjobë dhe 3 muaj pa leje vozitjeje

Videoja mediale në rrugën Pejë-Mitrovicë i kushton shoferit, gjobë dhe 3 muaj pa leje vozitjeje
29/06/2026 - 18:03

Njësia Rajonale e Trafikut në Pejë ka vazhduar me masat parandaluese ndaj kundërvajtësve që nuk respektojnë rregullat në komunikacion. Sipas njoftimit të Policisë, ndaj një shoferi i cili...

Më shumëDetails

Milan Radoiçiq shfaqet në tubimin e Vuçiqit në Beograd

Milan Radoiçiq shfaqet në tubimin e Vuçiqit në Beograd
29/06/2026 - 17:09

Pamje që kanë qarkulluar në rrjetet sociale dhe në faqet serbe tregojnë se Milan Radoiçiq ka marrë pjesë në tubimin e organizuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

    Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

    277 Shpërndaje
    Shpërndaje 111 Tweet 69
  • Zhvillim i ri për vrasjen në Ferizaj – ndryshon vepra penale, identifikohet e dyshuara

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Përleshja që përfundoi me vrasje në Ferizaj, krejt çka që dihet deri tani

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pas përleshjes fizike, vritet një person në Ferizaj

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë dy personat që humbën jetën aksidentalisht në Maznik të Deçanit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë