Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti pas takimit me Sorensenin: Zbatimi i ligjeve për të huajt dhe automjetet në koordinim me BE-në dhe serbët lokalë

14/03/2026 - 10:23
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti pas takimit me Sorensenin: Zbatimi i ligjeve për të huajt dhe automjetet në koordinim me BE-në dhe serbët lokalë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas takimit që zhvilloi sot në mëngjes me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, deklaroi se zbatimi i ligjeve për të huajt dhe për automjetet do të realizohet në koordinim të ngushtë me emisarin evropian dhe me përfaqësuesit e serbëve lokalë.

Kurti theksoi se qëllimi përfundimtar i procesit të inkorporimit nuk është kufizimi i ndonjë të drejte, por përforcimi i tyre.

Kurti, në një konferencë të përbashkët për media, u shpreh se asnjë qytetar i Kosovës nuk ka arsye të ketë frikë nga ky proces, përkundrazi duhet të përfitojë nga mundësitë dhe benefitet që ai sjell.

Ai bëri të ditur se i gjithë procesi do të zhvillohet në koordinim të vazhdueshëm me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialog, si dhe në bashkëpunim me komunitetin serb lokalë.

“Qëllimi final i inkorporimit nuk është zvogëlim i cilësdo të drejtë, por fuqizim i tyre. Rrjedhimisht asnjë qytetar i Kosovës nuk e ka arsyen më të vogël që t’i druhet këtij inkorporimi, por t’i gëzohet benefiteve nga i gjithë ky proces. I gjithë ky proces do të bëhet në koordinim të ngushtë me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialog, por edhe në koordinim të vazhdueshëm me serbët lokalë. Për ne është me rëndësi që gjatë legalizimit, qytetarët serbë të besojnë në përfitimiet nga procesi dhe detyrimet që burojnë nga marrëveshjet e Brukselit dhe korniza ligjore e Kosovës”, tha Kurti.

Kurti theksoi gjithashtu se Qeveria do të kujdeset që gjatë këtij procesi të mos ketë pengesa në ofrimin e shërbimeve bazike, veçanërisht në arsim dhe shëndetësi. Në këtë kuadër, institucionet do të nisin procesin e integrimit të sistemit arsimor dhe atij shëndetësor brenda kornizës ligjore të vendit.

Sipas Kurtit, autoritetet lokale do t’i dorëzojnë Qeverisë listat e stafit akademik dhe shëndetësor që aktualisht janë të angazhuar në ofrimin e këtyre shërbimeve. Këto lista do të shërbejnë si bazë për dhënien e lejeve të përkohshme të qëndrimit për qytetarët e huaj që aplikojnë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Duke u siguruar që nuk vjen deri te pengesat në ofrimin e shërbimeve bazike në arsim e shëndetësi, Qeveria do të fillojë me inkorporimin e sistemit arsimor dhe shëndetësor brenda kornizës ligjore të vendit tonë. Qeveria do të pajiset nga krerët lokalë me listat e stafit akademik dhe shëndetësor që janë të angazhuar në ofrimin e këtyre shërbimeve, lista këto që do të shërbejnë si bazë për dhënien e lejeve të qëndrimit të përkohshme për qytetarët e huaj që aplikojnë në MBB”, u shpreh Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Ligji për të Huajt, Kallas: Moment i ri për dialogun, jam gati të organizoj takim të nivelit të lartë

Ligji për të Huajt, Kallas: Moment i ri për dialogun, jam gati të organizoj takim të nivelit të lartë
14/03/2026 - 11:25

Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka quajtur hap të rëndësishëm marrëveshjen për regjistrimin civil dhe Ligjin për të Huajt në Kosovë, duke...

Më shumëDetails

Ambasadori gjerman: Mirë që u gjet pajtimi për zbatimin e ligjeve për të huajt

Ambasadori gjerman: Mirë që u gjet pajtimi për zbatimin e ligjeve për të huajt
14/03/2026 - 11:16

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, ka mirëpritur gjetjen e pajtimit për mënyrën e zbatimit të ligjeve për të huajt dhe automjetet që u njoftua nga emisari i...

Më shumëDetails

Ligji për të huajt, Sorensen: Kurti është zotuar ta amendamentojë, prioritet lejet për punëtorët dhe studentët për një afat 12-mujor

Ligji për të huajt, Sorensen: Kurti është zotuar ta amendamentojë, prioritet lejet për punëtorët dhe studentët për një afat 12-mujor
14/03/2026 - 11:00

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, duke kërkuar ndjesë për takimin e hershëm me kryeministrin Albin Kurti, foli për atë që u duken si koncesione për...

Më shumëDetails

Ekstradohen nga Italia në Kosovë, dy të dyshuar për vjedhje të rëndë dhe vrasje në tentativë

Përfundon aksioni i Prokurorisë Speciale, arrestohen 8 doganierë dhe 1 polic – sekuestrohen 20 plomba zyrtare, 10 telefonë dhe një pistoletë
14/03/2026 - 10:40

Dy persona të kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Italia në Kosovë gjatë datave 12 dhe 13 mars 2026, pasi të njëjtit i ishin shmangur drejtësisë. Lajmin...

Më shumëDetails

Gashi: Vendimi ndaj Shalës mund të përdoret si precedent në rastin e madh

Gashi: Vendimi ndaj Shalës mund të përdoret si precedent në rastin e madh
14/03/2026 - 04:05

Vendimi përfundimtar ndaj Pjetër Shalës po shihet nga juristët si një precedent që mund të ndikojë edhe në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Avokatët thonë...

Më shumëDetails

Amerika ngrit bombarduesit B-2 për sulme të reja ndaj Iranit

Amerika ngrit bombarduesit B-2 për sulme të reja ndaj Iranit
14/03/2026 - 01:12

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka deklaruar bombarduesit e fshehtë B-2 kryen një mision që synonte kapacitetet iraniane si pjesë e një operacioni të vazhdueshëm që filloi në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shembull suksesi: Kompania e biznesmenit mitrovicas Agron Zeneli përfundon punimet në ndërtesen e njohur në Herrenberg të Gjermanisë

    Shembull suksesi: Kompania e biznesmenit mitrovicas Agron Zeneli përfundon punimet në ndërtesen e njohur në Herrenberg të Gjermanisë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Nexh Spahiu kritikon urën e re mbi lumin Ibër: Po qëndron shtrembër dhe dëmton pamjen estetike pasi ana e djathtë është më ulët

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Porfirije iu shkruan letër Putinit, Trumpit, kreut të Vatikanit e disa të tjerëve, ankohet për dy Ligjet e Kosovës

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Në Skenderaj ka përfunduar ndërtimi i Stacionit modern të Autobusëve

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë