Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti për ngushëllime në Zhabar, mungon kryetari Peci dhe drejtorët komunal nga GUXO

01/05/2026 - 12:11
në Lajme
A A
Kurti për ngushëllime në Zhabar, mungon kryetari Peci dhe drejtorët komunal nga GUXO
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti sot ka shkuar në fshatin Zhabat të Mitrovicë për ngushëllime të familja e të ndjerit Ajet Uka, i cili ishte aktivist i kësaj partie.

Por ajo që bie në sy është se në vizitën ngushëlluese me Kurtin nuk ka marrë pjesë kryetari i Mitrovicës, Faton Peci dhe as drejtorët komunal që vijnë nga GUXO, edhe pse VV-GUXO janë partner në nivel qendror e lokal. Madje, kryetari Faton Peci në zgjedhjet e tetorit ka garuar dhe fituar si kandidat i VV-së i regjistruar në fletëvotimet e KQZ-së, shkruan Veriu.info.

Ndryshe, që prej se Faton Peci ka marrë detyrën e kryetarit të Mitrovicës, Albin Kurti akoma nuk e ka vizituar në zyrën e kryetarit. Për dallim prej Albin Kurtit, Vjosa Osmani ishte në vizitë uruese te Faton Peci.

Postimi i Albin Kurti:

Sot ishim në t’pame me rastin e vdekjes së bacës Ajet Uka. “Kreshniku i Zhabarit”, siç e njohin të gjithë, ishte ushtar i UÇK-së, veprimtar dhe aktivist i hershëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Gjatë luftës ishte bashkëluftëtar i Bekim Berishës “Abeja” dhe Bedri Shalës, duke kontribuar në sigurimin e armatimit dhe në shërbim të luftës çlirimtare. Nga ky njësit ai u njoh me nofkën Plaku. Pas luftës vazhdoi angazhimin publik e politik me përkushtim të palëkundur, duke mbetur figurë e respektuar në Mitrovicë dhe më gjerë.

Ai ishte pjesëmarrës aktiv në protestat e organizimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me ç’rast në njërën prej tyre humbi pjesërisht shikimin, por asnjëherë idealin për drejtësi e atdhe. Pas vetes la tre djem e tre vajza si dhe kujtimin e një burri që jetoi me nder, sakrificë dhe dashuri për vendin.

Baca Ajet, Ajet Uka, luftëtar i UÇK-së, aktivist i LVV-së, i pandalshëm: patriot e punëtor, me plis të bardhë mbi kokë sipër syve që i qeshnin gjithnjë. Jemi krenar që e patëm e nuk do ta harrojmë kurrë.

Qoftë i lehtë dheu i Kosovës për të cilën veproi e sakrifikoi!

JU REKOMANDOJMË

Hyn në fuqi marrëveshja, sërish lëvizje e lirë kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës

Hyn në fuqi marrëveshja, sërish lëvizje e lirë kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës
01/05/2026 - 13:05

Ka hyrë këtë të premte në fuqi sërish marrëveshja për lëvizjen e lirë kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo marrëveshje do të jetë aktive deri në muajin tetor,...

Më shumëDetails

“Muaji s’po del me këtë pagë” – punëtorët e sektorit privat të zhgënjyer

“Muaji s’po del me këtë pagë” – punëtorët e sektorit privat të zhgënjyer
01/05/2026 - 13:02

Punëtorët e sektorit privat në Ditën e Punëtorëve kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me pagat, që po i marrin. Ata kanë kërkuar që paga minimale për ta...

Më shumëDetails

Presidenca: Mirënjohje Kongresit amerikan për rezolutën pro Kosovës në NATO

Presidenca: Mirënjohje Kongresit amerikan për rezolutën pro Kosovës në NATO
01/05/2026 - 12:16

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur prezantimin e një rezolute në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila mbështet...

Më shumëDetails

Ditë feste në Gllogjan, djali i heroit Shkëlzen Haradinaj i jep fund beqarisë

Ditë feste në Gllogjan, djali i heroit Shkëlzen Haradinaj i jep fund beqarisë
01/05/2026 - 12:13

Luan Haradinaj, djali i Shkëlzen Haradinajt, është martuar sot. Dasma është zhvilluar në Gllogjan në kullën e familjes Haradinaj. Disa nga të pranishmit kanë publikuar fotografi nga dasma,...

Më shumëDetails

Administrata Trump: Lufta me Iranin ka përfunduar, nuk na duhet miratimi i Kongresit

Administrata Trump: Lufta me Iranin ka përfunduar, nuk na duhet miratimi i Kongresit
01/05/2026 - 11:37

Administrata amerikane po argumenton se lufta në Iran tashmë ka përfunduar për shkak të armëpushimit që filloi në fillim të prillit, një interpretim që do t’i lejonte Shtëpisë...

Më shumëDetails

Mbi 170 punëtorë vdiqën në vendin e punës që nga viti 2018 në Kosovë – veç 53 inspektorë në gjithë vendin

Mbi 170 punëtorë vdiqën në vendin e punës që nga viti 2018 në Kosovë – veç 53 inspektorë në gjithë vendin
01/05/2026 - 11:00

Ndonëse 1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve – është pjesë e kalendarit të festave zyrtare, për Sindikatën e Punëtorëve të Sektorit Privat, ka pak arsye për festë,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Rama po synon ta merr drejtimin e LDK-së nga java e ardhme, nis takimet për shkarkimin e Abdixhikut

    Ekskluzive: Rama po synon ta merr drejtimin e LDK-së nga java e ardhme, nis takimet për shkarkimin e Abdixhikut

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Edhe kompania ALBI e Tahir Humolli kapet nga shteti duke i mashtruar konsumatorët me çmime (Dokument)

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Edhe një skandal: “Viva Fresh” e Xhevdet Rexhepit kapet duke mashtruar me çmime, produktet shiten 39% më shtrenjtë në arkë se sa në raft

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Fejohet motra e Gjestit, kush është personi që i ka marrë zemrën

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Dramë brenda LDK-së, japin dorëheqje Kujtim Shala dhe Gazmend Muhaxheri?

    376 Shpërndaje
    Shpërndaje 150 Tweet 94

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë