Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti për pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik me SHBA-në: S’mund të bëj kompromise me sundimin e ligjit në veri

28/09/2025 - 17:36
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti për pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik me SHBA-në: S’mund të bëj kompromise me sundimin e ligjit në veri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara tha se arsyeja pse Uashingtoni ka pezulluar Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosovës ka të bëjë me mbylljen e strukturave serbe në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

I pyetur gjatë një bashkëbisedimi të sqaronte arsyen e vendimit të kumtuar nga SHBA-ja më 12 shtator, Kurti tha se ai nuk mund të bëjë kompromise me sundimin e ligjit.

“[Arsyeja e pezullimit të Dialogut të planifikuar Strategjik] është për shkak të sundimit të ligjit në veri të Kosovës, i cili rezultoi të ishte kundër strukturave ilegale serbe dhe këtu nuk mund të bëj kompromise. Nuk mund t’ia lë këtë problem brezit tuaj. Mendoj që brezi im është ai që duhet ta përfundojë këtë”, tha Kurti.

Kurti tha se raporti Kosovë-SHBA është tridimensional: mbrojtje, zhvillim dhe diplomaci. Përderisa në dy shtyllat e para tha se nuk ka probleme, sa i përket diplomacisë, sipas tij, ka “pengesa”.

“Aty ku kemi disa pengesa është në diplomaci, sepse sipas meje, SHBA-ja e konsideron shumë të rëndësishme që ta tërheqë Serbinë nga hemisfera lindore sepse Serbia është e lidhur ngushtë me Moskën dhe ne, duke qenë të palëkundur në sundimin e ligjit, demokracinë, sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial, disa politikanë dhe diplomatë në SHBA vlerësojnë se ne nuk po e ndihmojmë SHBA-në që ta shkëpusë Serbinë nga Federata Ruse. Por, sinqerisht, ky nuk duhet të jetë problemi im”, tha Kurti, duke shtuar se ai përfaqëson interesat e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Serwer pas vizitës në Kosovë: Kurti mund të preferojë ta çojë vendin në zgjedhjet e katërta

Serwer pas vizitës në Kosovë: Kurti mund të preferojë ta çojë vendin në zgjedhjet e katërta
06/07/2026 - 17:25

Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins shkroi për vizitën e tij të fundit në Kosovë, ndërsa tha se kosovarët ishin më të interesuar ta dëgjonin vlerësimin e...

Më shumëDetails

KE rekomandon hapjen e një grupi të ri kapitujsh në negociatat me Serbinë

KE rekomandon hapjen e një grupi të ri kapitujsh në negociatat me Serbinë
06/07/2026 - 17:12

Komisioni Evropian do t’u paraqesë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian një rekomandim me shkrim, sipas të cilit Serbia është e gatshme për hapjen e klasterit 3 në negociatat...

Më shumëDetails

Aksioni ndaj naftarëve: “BMW luksoze” Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit dhe kompanisë “Veda Petrol 2”

Aksioni ndaj naftarëve: “BMW luksoze” Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit dhe kompanisë “Veda Petrol 2”
06/07/2026 - 16:57

Prokuroria Speciale javën e kaluar ka goditur një rrjet të madh të dyshuar për kontrabandë, shmangie tatimi dhe krim të organizuar. Nga ky aksion i madh janë arrestuar...

Më shumëDetails

Ramosaj shpërthen pas inspektimeve në “Vita”: Skenarë të poshtër, s’ka çka lypë këshilltari aty

Ramosaj shpërthen pas inspektimeve në “Vita”: Skenarë të poshtër, s’ka çka lypë këshilltari aty
06/07/2026 - 16:32

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka kritikuar institucionet pas inspektimeve të kryera një ditë më parë në qumështoren “Vita”, duke i cilësuar veprimet e tyre si të papranueshme.Ramosaj...

Më shumëDetails

Isufaj: Së shpejti finalizohen hetimet për rastin e Jasharajve

Isufaj: Së shpejti finalizohen hetimet për rastin e Jasharajve
06/07/2026 - 16:12

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj tha se hetimet për rastin e sulmit ndaj familjes Jasharaj nga Prekazi më 1998, pritet të përfundojnë së shpejti. Në një konferencë...

Më shumëDetails

Osmani: Biseduam me Abdixhikun se si të ecim përpara, s’është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin e tij

Osmani: Biseduam me Abdixhikun se si të ecim përpara, s’është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin e tij
06/07/2026 - 16:00

Ish-presidentja Vjosa Osmani tha se sot zhvilluan disa takime në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa shtoi se nuk është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin e kryetarit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Sekuestrimi i aseteve me vlerë 1 milion euro, publikohet video e aksionit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Gjatë kontrollit në Aeroportin e Prishtinës, ja çka gjeti policia në çantën e një gruaje

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ky është personi që dyshohet se ka pastruar paratë e drogës në Itali dhe të cilit iu konfiskuan pronat në Kosovë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Babai i të riut që u vra në Suedi: U prehsh në paqe djali jem, babi të do të shumë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë