
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe për paralajmërimet e sindikatave për grevë.
Për kryeministrin Kurti, tash nuk është koha e duhur për greva, pasiqë ligji për paga është proceduar.
Ai grevat i ka quajtur të pavenojshme.
“Kërcënimi për paralizimin e shërbimeve publike, tash kur ligji për paga është proceduar dhe kushtëzimi me kërkesa shtesë është gabim. Nuk është koha për greva është koha për punë. Ne i duam sindikatat jo spektatore por pjesëmarrëse dhe jo vetëm për shërbyesit civil por edhe për zyrtarët publik kur ligji për paga të del për konsultime publike.” ka thënë Kurti.
Sindikatat e bashkuara kishin paralajmëruar ditë më parë se do t’a nisin grevën e tyre, qysh nga 25 gushti.
Në qendër të kërkesave të tyre edhe këtë herë do të jetë paga.












