Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti për Washington Post: Nuk përkulem nga kërkesat për largim të njësive speciale

03/06/2023 - 14:23
në Lajme
A A
Kurti për Washington Post: Nuk përkulem nga kërkesat për largim të njësive speciale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës paraqitën kërkesa eksplicite për de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, megjithatë sipas kryeministrit, Albin Kurti, Kosova i plotëson kërkesat e komunitetit ndërkombëtar vetëm atëherë kur protestuesit që shkaktuan trazira në këtë pjesë të vendit shpërndahen ose arrestohen.

“Për largimin e policisë nga ndërtesat komunale duhet fillimisht që protestuesit të shpërndahen ose të arrestohen”, ka thënë Kurti në një intervistë për prestigjiozen amerikane The Washington Post.

Ditë më parë situata në Veri të Kosovës u përshkallëzua pas vendimit të Qeverisë për të vendosur kryetarët në ndërtesat e komunave të Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit nën asistencën e Policisë së Kosovës, pa koordinim me komunitetin ndërkombëtar.

Pjesa kryesore e bashkësisë ndërkombëtare, nga Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës deri te qëndrimi i përbashkët i vendeve të QUINT-it, e cilësuan këtë veprim si vendosje e masave të dhunshme në Kosovë.

DASH-i dënoi atë çfarë ndodhi në Veri duke vënë në pikëpyetje edhe marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe SHBA-së. Reagim pothuajse të njëjtë patën edhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it të cilët bënë thirrje autoriteteve të Kosovës që në mënyrë imediate të tërhiqen dhe ta de-përshkallëzojnë situatën në veri, transmeton AP.

Kurti në një intervistë për WP thotë se e kupton që perëndimi po dëshiron të ruaj paqen.

Por, sipas tij, kur në terren ka grupe të ekstremit të djathtë e ultranacionalist të cilët janë pjesë e një regjimi autoritar shumë të rrezikshme, deklaratat që synojnë të ruajnë paqen “thjesht vazhdojnë të inkurajojnë figurat autoritare”.

Shefi i ekzekutivit kosovar më tej ka përsëritur se “SHBA-të janë aleati, miku dhe partneri ynë i domosdoshëm”.

“Ne jemi përjetësisht mirënjohës për rolin e tyre, për çlirimin dhe pavarësinë tonë, për sigurinë dhe mbrojtjen tonë, për zhvillimin dhe demokracinë tonë. Por, tani është gjithashtu koha t’u themi të vërtetën tonë demokratike autoritarëve në pushtet”, ka pohuar ai.

Qeveria e Kosovës t’u mundësojë kryetarëve të sapozgjedhur në katër komunat veriore të kryejnë detyrat e tyre në ndërtesa alternative dhe të tërheqë njësinë speciale të Kosovës nga ndërtesat komunale.

Këto janë dy kërkesat eksplicite të Zëvendës-Këshilltarit për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jon Finer, të drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, të premten.

Në një bisedë telefonike të realizuar me të parin e qeverisë në Kosovë, Finer, ka nënvizuar shqetësimin e SHBA-ve për situatën e tensionuar në Veri të Kosovës duke u bërë thirrje të dyja palëve të ndërmarrin hapa që shtensionojnë situatën në këtë pjesë të vendit.

“Ai kërkoi nga Qeveria e Kosovës që t’u mundësojë kryetarëve të sapozgjedhur të komunave të kryejnë detyrat e tyre nga lokacionet alternative dhe të tërheqë forcat policore nga ndërtesat komunale. Ai gjithashtu përshëndeti gatishmërinë e kryeministrit Kurti për të punuar për zgjedhje të reja”, thuhet në komunikatën për media e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

Finer gjithashtu ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja duke zbatuar në plotni Marrëveshjen e Brukselit/Ohrit.

Në po të njëjtën ditë, pra të premten, zëvendësi i Jake Sullivan, Finer, ka realizuar një bisedë telefonike edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në një komunikatë të lëshuar për media nga Shtëpia e Bardhë bëhet e ditur se Finer ka kërkuar në mënyrë eksplicite që Qeveria e Serbisë ta tërheqë forcat e saj të armatosura nga kufiri me Kosovën dhe të ulë gjendjen e gatishmërisë të ushtrisë serbe.

“Finer kërkoi nga Serbia gjithashtu t’u bëjë thirrje protestuesve që të protestojnë në mënyrë paqësore në Veri të Kosovës”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë