Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti për zgjedhjet në Serbi: E dimë kush e humbi pushtetin, por nuk e dimë kush e ka fituar atë

31/10/2026 - 14:26
në Lajme
A A
Kurti për zgjedhjet në Serbi: E dimë kush e humbi pushtetin, por nuk e dimë kush e ka fituar atë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, njëherit kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në fjalën e tij në mbledhjen e 64-t të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Serbi, të cilat, sipas tij, sollën ndryshime të rëndësishme në skenën politike të vendit fqinj, si dhe për rezultatin e arritur nga përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Kurti ka theksuar se Koalicioni Shqiptar ka arritur të marrë 27.670 vota, duke siguruar dy mandate parlamentare dhe duke shënuar rezultatin më të lartë të shqiptarëve në Serbi që nga viti 2000.

“Të dielën që lamë pas, në Serbi u mbajtën zgjedhjet parlamentare, të cilat sollën rezultate historike për shqiptarët dhe ndryshime të rëndësishme politike në fqinjin tonë verior. Koalicioni Shqiptar mori 27.670 vota, plot 1.233 më shumë se në vitin 2020, duke shënuar rezultatin më të lartë të shqiptarëve që nga viti 2000 dhe duke siguruar dy mandate parlamentare”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka vlerësuar edhe bashkimin e subjekteve politike shqiptare, duke thënë se rezultati i arritur është dëshmi e vendosjes së interesit të përgjithshëm mbi atë partiak.

“Shqiptarët, ndonëse pakica e katërt kombëtare për nga popullsia në Serbi, u renditën të dytët për nga votat dhe të parët, së bashku me hungarezët, për nga mandatet ndër 9 listat e pakicave kombëtare. Ky rezultat është fryt i përbashkimit të subjekteve politike shqiptare, të cilat, përkundër dallimeve ndërmjet tyre, vendosën interesin e përgjithshëm mbi atë partiak. Për këtë i falënderoj drejtuesit e secilit subjekt politik, kandidatët, aktivistët dhe qytetarët që e bënë të mundur këtë arritje”, është shprehur ai.

Duke folur për rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve në Serbi, Kurti ka thënë se ato kanë sjellë një rikonfigurim të skenës politike, ku Lista Studentore doli e para, ndërsa koalicioni i Aleksandar Vuçiqit humbi shumicën parlamentare dhe lista e Ivica Daçiqit mbeti jashtë Kuvendit.

“Këto zgjedhje sollën edhe një rikonfigurim të skenës politike në Serbi. Lista Studentore doli e para, koalicioni i Aleksandar Vuçiqit humbi shumicën parlamentare, ndërsa lista e Ivica Daçiqit mbeti jashtë Kuvendit. Një çerek shekulli pas humbjes së Millosheviqit dhe Sheshelit në fillim të shekullit XXI, edhe pasardhësit e tyre politikë, Vuçiqi dhe Daçiqi, humbën. Aktualisht, ne e dimë kush e ka humbur pushtetin në Serbi, por ende nuk e dimë kush e ka fituar atë. Shpresojmë që ky ndryshim politik të shoqërohet edhe me ndryshimin pozitiv të qasjes së Beogradit zyrtar ndaj Republikës së Kosovës dhe shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, ka thënë Kurti.

Në vijim të fjalës së tij, kryeministri ka përmendur edhe nevojën për ballafaqim me të kaluarën, denazifikim të diskursit politik, dekriminalizim institucional dhe demokratizim të brendshëm në Serbi, duke i cilësuar këto si kushte për normalizimin e marrëdhënieve me vendet fqinje.

“Ballafaqimi me të kaluarën, denazifikimi i diskursit politik, dekriminalizimi institucional dhe demokratizimi i brendshëm duhet të krijojnë kushtet për normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët”, ka deklaruar ai.

Kurti ka theksuar se zbardhja e krimeve të kryera ndaj civilëve shqiptarë, identifikimi i lokacioneve të varrezave masive dhe zbardhja e fatit të personave të zhdukur mbeten detyrime ndaj viktimave dhe familjeve të tyre.

“Zbardhja e krimeve ndaj civilëve shqiptarë, e vendndodhjeve të varrezave masive dhe e fatit të personave të zhdukur është detyrim ndaj viktimave dhe familjeve të tyre. Pa të vërtetën për të kaluarën, nuk mund të ndërtohet besimi për të ardhmen. Ne dëshirojmë marrëdhënie të mira fqinjësore, paqe e bashkëpunim, mbi bazën e barazisë dhe respektit të ndërsjellë. Prandaj, shpresojmë që zhvillimet e reja të hapin rrugën për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen e ndërsjellë”, shtoi Kurti./ekonomiaonline/

JU REKOMANDOJMË

Studentët refuzojnë, Rama këmbëngul – sofra e e dialogut para Kryeministrisë për të pestën ditë

Studentët refuzojnë, Rama këmbëngul – sofra e e dialogut para Kryeministrisë për të pestën ditë
31/10/2026 - 14:15

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur sërish ftesën për dialog drejtuar studentëve protestues. Për të pestën ditë radhazi, Rama ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook...

Më shumëDetails

Kosovari bie nga skela në Gjermani, dërgohet me helikopter në spital

Kosovari bie nga skela në Gjermani, dërgohet me helikopter në spital
31/10/2026 - 13:57

Një 24-vjeçar nga Kosova ka pësuar lëndime pasi është rrëzuar nga një skelë në një objekt ndërtimi në Wilburgstetten të Gjermanisë. Sipas raportimit të mediumit gjerman Nordbayern.de, aksidenti...

Më shumëDetails

Kurti paralajmëron përgjegjësi disiplinore e penale për zyrtarët që neglizhuan rastin e Arlindës

Kurti paralajmëron përgjegjësi disiplinore e penale për zyrtarët që neglizhuan rastin e Arlindës
31/10/2026 - 13:40

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e 64-t të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, duke kritikuar dështimet institucionale në...

Më shumëDetails

Zhduken mbi 100 armë nga depoja “Tactical” në Gjakovë – dyshohet se dera u hap me çelës, pa shenja thyerjeje

Zhduken mbi 100 armë nga depoja “Tactical” në Gjakovë – dyshohet se dera u hap me çelës, pa shenja thyerjeje
31/10/2026 - 13:04

Një vjedhje e përmasave të mëdha është raportuar në Gjakovë, ku nga depoja e armëve “Tactical” dyshohet se janë zhdukur mbi 100 armë të shkurtra, me vlerë që...

Më shumëDetails

Arrestohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet se kërcënoi bashkëshorten

Vrasje e dyfishtë në Malishevë, viktimat dy vëllezër – i dyshuar dhëndri i tyre
31/10/2026 - 13:01

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Gëzim Berisha është arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje. Burime të “Betimi për Drejtësi” bëjnë të ditur se Berisha ka...

Më shumëDetails

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të aflatoksinës B1 (substancë kancerogjene) – Këto janë kompanitë dhe emrat e pronarëve

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të aflatoksinës B1 (substancë kancerogjene) – Këto janë kompanitë dhe emrat e pronarëve
31/10/2026 - 11:40

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar përdorimin dhe tregtimin, si dhe ka mbikëqyrur asgjësimin e 5,560 kilogramëve misër me origjinë nga Serbia, pasi analizat laboratorike kanë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vidhen mbi 100 armë nga një depo në Gjakovë

    Vidhen mbi 100 armë nga një depo në Gjakovë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kishte telashe me ish-bashkëshortin, Akil Gjakova- pjesë e protestës në Pejë edhe Suela Muminoviq

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dy të arrestuarit në Prishtinë ishin të dënuar me burgim të përjetshëm

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • FIT-i arreston në Prishtinë dy persona me rrezikshmëri të lartë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Neziri i LDK-së godet bashkëpartiakët: “Ju dy keni shkuar te Fatoni dhe i jeni vënë pas si qengjat”

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë