Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti: Perëndimi i butë, paradoksalisht po e shtyn Serbinë drejt Rusisë

15/11/2023 - 22:36
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti: Perëndimi i butë, paradoksalisht po e shtyn Serbinë drejt Rusisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për gazetën austriake “DerStandard”, ku ka folur ndër tjerash për dialogun me Serbinë, zgjedhjet potenciale në veri të Kosovës, çështjen e sigurisë në veri të vendit pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, si dhe për aspiratën e Kosovës për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës.

Kurti ka përsëritur edhe njëherë që ka qenë i gatshëm ta nënshkruajë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit, por thotë se Serbia po e refuzon këtë.

Për refuzimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, Kurti ka thënë se ai donte “nënshkrim ndaras me Bashkimin Evropian”, për këtë Kurti shtoi se “Kosova dëshiron normalizim me Serbinë, pasi me BE-në janë raporte të normalizuara”.

Madje kreu i ekzekutivit kosovar ka thënë se Vuçiq kërkonte që të ketë një fletore ku thuhet se “Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet”.

“Kam dashur të nënshkruaj edhe marrëveshjen kornizë me Serbinë edhe këtë propozim. Por Vuçiq donte që Serbia dhe Kosova të nënshkruanin ndaras me BE-në. Por nuk kam për të normalizuar marrëdhëniet me BE-në, por ato me Serbinë! Vuçiq ka kërkuar edhe një fletore ku thuhet se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, se Kosova nuk do të ketë vend në Kombet e Bashkuara dhe se Serbia nuk do ta pranojë integritetin territorial të Kosovës”, ka thënë Kurti ndër tjerash.

Më tutje, Kurti ka folur për qasjen e Serbisë ndaj dialogut, duke thënë se Beogradi ka më shumë dashuri e frikë ndaj Moskës sesa ndaj Bruksleit. Për këtë thotë se sa herë “Beogradi shkelë marrëveshjet nuk ka reagime”. Sipas tij “perëndimi është aq i butë ndaj Serbisë, në mënyrë paradoksale po e shtyn atë drejt Rusisë”.

”Negociatorët më pyetën se çfarë mendoja për këtë. Thashë që arbitri duhet të bilbil nëse ka pasur shkelje të marrëveshjes. Sa herë që Beogradi shkel marrëveshjen, bilbili nuk do të fryhet. A mund ta imagjinoni një arbitër që ka humbur bilbilin dhe tani thjesht ndjek lojtarët? Kjo ndoshta ka të bëjë me politikën e qetësimit. Por për shkak se Perëndimi është kaq i butë ndaj Serbisë, në mënyrë paradoksale po e shtyn atë drejt Rusisë, edhe pse synohet e kundërta. Sepse Beogradi ka më shumë dashuri dhe frikë ndaj Moskës sesa Brukselit”, ka thënë ai, transmeton Gazeta Express.

Ndërkaq, për situatën në veri të Kosovës, Kurti ka thënë se ka një procedurë që komunat veriore të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Sipas ligjit për vetëqeverisje lokale, 20 për qind e atyre me të drejtë vote duhet të dorëzojnë peticion. Unë nuk mund ta bëj këtë në emër të tyre. Kjo është mënyra e vetme për të siguruar që bojkotet të mos përsëriten. Në mars, partia Lista Srpska bojkotoi zgjedhjet. Nuk dua kryebashkiakë shqiptarë në veri – siç është aktualisht. Ata kanë pak legjitimitet politik për shkak të pjesëmarrjes së ulët të votuesve, pavarësisht se janë plotësisht të ligjshëm. Megjithatë, Beogradi nuk është i interesuar për pjesëmarrjen demokratike të serbëve në Kosovë, sepse dëshiron kompensim territorial për humbjen e Jugosllavisë”, ka thënë Kurti.

Gjatë intervistës, Kurti është pyetur edhe për situatën në veri të Kosovës, sidomos pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.

Ai ka thënë e forcat e udhëhequra nga NATO janë të stacionuara në Kosovë, duke thënë se Serbia donte një konflikt të hapur.

“Serbia ka qëndrim të ngjashëm ndaj Kosovës si Rusia ndaj Ukrainës. Megjithatë, trupat e KFOR-it të udhëhequra nga NATO janë të stacionuara këtu – dhe kjo ishte padyshim një faktor vendimtar që Serbia të mos pushtonte më 24 shtator. Sepse kjo ishte ideja. Serbia mblodhi trupa në kufi. Ajo donte qartë një konflikt të madh për një periudhë më të gjatë kohore, duke pasur parasysh se kishte sjellë mbi pesë milionë armë dhe municione të prodhimit serb në Kosovë”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës”.

Kurti ka folur edhe për aspiratën e Kosovës për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës.

“Jam optimist. Por është shumë e rëndësishme që kjo të ndodhë përpara zgjedhjeve të BE-së dhe SHBA-së, sepse disa shenja nuk janë të mira. Nuk e dimë se si do të duket bota pas dy vitesh. Në vend të çlirimit të plotë të Ukrainës dhe përfundimit të luftës atje, ne kemi një tjetër konflikt në Lindjen e Mesme. Si rezultat, ka më pak vëmendje për Ballkanin”, ka deklaruar Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë