Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti: Përkundër barrierave gratë dhe vajzat kanë dhënë kontribut të vlefshëm në zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë

24/04/2023 - 15:09
në Lajme
A A
Kurti: Përkundër barrierave gratë dhe vajzat kanë dhënë kontribut të vlefshëm në zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në konferencën e parë STEMinists, organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit, e cila i kushtohet rëndësisë së pjesëmarrjes së vajzave në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, pra fushës STEM, ka thënë se përkundër barrierave, e shpesh edhe kundër gjasave, gratë dhe vajzat kanë dhënë kontribut të vlefshëm në zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë, në këto fusha, që historikisht as nuk janë mirëpritur e as nuk janë vlerësuar.

“Disa zbulime të grave janë të njohura e disa kurrë nuk u morën vesh se janë të tyret. Me gjithë punën e angazhimin e grave pioniere, ato janë ende të nënpërfaqësueara, të papërfaqësuara, por edhe të panjohura fare nganjëherë. Sigurisht që në secilin rast, padrejtësisht”, tha ai, duke shtuar se jo vetëm si feministë, por tash edhe si STEMinistë, është detyra jonë të avokojmë e të angazhohemi për përfshirjen dhe pjesëmarrjen e vajzave dhe grave në STEM dhe të punojmë për një shoqëri dhe shtet, ku çdo person, pavarësisht nga gjinia, ka mundësi të ndjekë ëndrrat.

“Karriera në fushat STEM ofron mundësi të jashtëzakonshme. Me më shumë vajza në këto fusha, ne mund të ndihmojmë në mbylljen e hendekut gjinor të pagave dhe t’iu ofrojmë atyre mjetet për të arritur pavarësinë ekonomike. Por, përtej përfitimit personal, siç tha kryeministri, ndikon në përmirësimin e shoqërisë në mënyra të panumërta, në zgjidhjen e problemeve komplekse, zhvillimin e teknologjive, trajtimeve të reja mjekësore, zgjidhjeve të qëndrueshme të energjisë dhe nxitjen e rritjes ekonomike. Po ashtu, ai potencoi se duke fuqizuar vajzat për pjesëmarrje në këto fusha, ne sigurojmë që ato të jenë pjesëmarrëse në formësimin e së ardhmes, e cila nuk njeh gjini”, ka thënë Kurti.

Duke qenë se vajzat dhe gratë kanë qenë historikisht të përjashtuara nga fushat shkencore, kryeministri Kurti theksoi se ky përjashtim ka pasur ndikime negative në përparimin e shoqërisë njerëzore.

“Tani jemi në kohën kur konsiderohet, që është ajo e revolucionit të katërt industrial, e çdo ditë po shohim zhvillime të reja teknologjike, që i shërbejnë përfaqësimit të barabartë gjinor. Gratë dhe vajzat duhet t’i inkurajojmë që të ndjekin karrierë në këto fusha, duke e zvogëluar hendekun gjinor. Kjo nuk është veçse çështje barazie, por edhe ekonomike e sociale”, tha ai.

Ndërsa ka thënë se pjesëmarrja aktive e vajzave dhe grave në fushat e STEM ka të bëjë me barazinë dhe drejtësinë.

” Çdo person, pavarësisht nga gjinia, meriton mundësi dhe trajtim të barabartë në të gjitha aspektet e jetës, përfshirë arsimimin dhe zgjedhjen e karrierës. Kjo ka të bëjë edhe me inovacionin dhe përparimin. Këndvështrime dhe ide të ndryshme janë të domosdoshme nëse duam të zgjidhim problemet komplekse me të cilat përballet bota. Duke përfshirë vajzat dhe gratë, duke rritur diversitetin në STEM, ne sigurohemi se po shfrytëzojmë gamën e plotë të talentit dhe krijimtarisë njerëzore”, ka thënë Kurti.

Politika për vajzat dhe gratë në STEM sipas tij, tashmë është futur si politikë e re dhe për herë të parë nga qeveria jonë.

“Në vitin e parë të qeverisjes janë mbështetur mbi 1000 vajza dhe gra të cilat studiojnë në fushat STEM me mbi 1 milion euro, ndërsa në të dytin me dyfishim të mbështetjes financiare për këto fusha, pra në 2 milionë euro. Në total, gjatë këtyre dy viteve janë përkrahur gjithsej 2,748 vajza që studiojnë në fushat STEM me nga 1.000 euro në vit. Ky është viti i parë i organizmit të Konferencës STEM. Tani e tutja është pjesë e kalendarit vjetor të Qeverisë dhe do të mbahet çdo vit në javën e fundit të muajit prill”. ka thënë Kurti. /Indeksonline/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë