“Kësaj radhe do të ketë kundërkandidat Vjosa Osmanin dhe këtu e ka frikën Albin Kurti. Pa të, Kurti mund të ndihej më i fortë, por unë besoj se Kurti po frikësohet nga Vjosa Osmani në zgjedhje, sepse nuk arriti me e eleminu, por tash po e sheh se nuk mundi. Ende nuk po e përmend as emrin e saj, dhe kjo është e çudtishme dhe unë kam bindjen se situata i ka dal prej kontrollit.”, ka thënë Hasanpapaj.
Ai ka thënë se deputetët e VV-së nuk e dinë se çka do të bëhet e as nuk kanë asnjë informatë mbi këtë process, pasi sipas tij, të gjitha i “dirigjon” Kurti.
“Këta janë ka mundohen me kriju një rast në Kushtetuese. Unë uroj që nuk shkon çmenduria deri aty sa këta me këto vota me e zgjedh presidentin. Këta kanë hy në një qorrsokak dhe këta nuk shohin asgjë, e as nuk dinë si të veprojnë. Sjelljet janë të çuditshme. Gjithë ky teatër tani është për me fol me popullin, për fushatë.”, ka thënë ai.












