Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti: Politika destabilizuese e Serbisë problem për tërë rajonin, Kosova nuk do të tolerojë kërcënime nga askush

24/12/2024 - 12:42
në Lajme
A A
Kurti: Politika destabilizuese e Serbisë problem për tërë rajonin, Kosova nuk do të tolerojë kërcënime nga askush
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur Serbinë krahun e zgjatur të Rusisë në Ballkan dhe kërcënimin më të madh për paqen në rajon.

Kurti duke folur për sfidat kryesore për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, ka paralajmëruar se rreziku nuk vjen vetëm nga Serbia, por edhe nga aleanca e saj me Rusinë.

Kurti theksoi se Beogradi luan rolin e krahut të zgjatur të Moskës në rajon, i cili paraqet një kërcënim të madh për paqen dhe sigurinë. Kryeministri kosovar tha se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve mes dyja vendeve derisa Serbia refuzon të njohë realitetin dhe vepron si instrument i interesave ruse.

“Nuk mund të flasim për normalizim të marrëdhënieve derisa Serbia refuzon të njohë realitetin dhe vepron si instrument i interesave ruse. Politika e saj destabilizuese nuk është problem vetëm për Kosovën, por për të gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha Kurti në një intervistë për mediumin kroat Veçernji list.

Kurti theksoi se Moska po përdor Serbinë për të arritur qëllimet e saj gjeopolitike, me qëllim të dobësimit të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. “Regjimi i Putinit e sheh Ballkanin Perëndimor si një pikë të dobët në Evropë. Ai përmes Serbisë po mundohet të përhapë ndikimin e tij dhe të shkaktojë destabilitet në rajon”, thekson kryeministri i Kosovës.

Kurti në këtë intervistë tha se beson që SHBA-ja do të mbetet aleat kyç i Kosovës, veçanërisht përballë kërcënimeve nga Serbia dhe Rusia. “Ne presim nga administrata në Uashington mbështetje të qartë për forcimin e shtetësisë dhe sigurisë së Kosovës. Amerika ka qëndruar gjithmonë pranë nesh dhe kjo është më e rëndësishme tani se kurrë”, tha ai.

Kurti tha se Kosova do të vazhdojë të forcojë pozitën e saj në skenën ndërkombëtare dhe të punojë për ndërtimin e paqes në rajon. “Kosova është e përkushtuar për stabilitet, por nuk do të tolerojë kërcënime dhe destabilizime nga Serbia apo askush tjetër. Qëllimi ynë është paqja, barazia dhe prosperiteti për të gjithë qytetarët tanë”, ka përfunduar Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë