Dy projektligje po e përçajnë partinë më të madhe në pushtet Vetëvendosje. Projekligji për Kodin Civil dhe ai për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor janë bërë “mollë sherri”që mendimet e disa deputetëve të jenë ndryshe nga partia e tyre.
Kryeministri Kurti në një ngjarje të organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë në Berlin ka folur për këtë Projektligj, i cili s’po kalon në Kuvend për shkak të 1138, i cili parasheh hartimin e një ligji që do t’i lejonte “bashkësitë e regjistruara civile ndërmjet personave me sekse të njëjta”, shkruan Periskopi.
Për këtë nen, Kurti tha se është një ndër dy “gjërat që duhet të ndodhin” që Kosova të ketë sukses në kërkesën e saj për anëtarësim në Këshill të Europës.
Ai në Berlin dha një zotim të fortë se do t’u ofrojë qytetarëve të Kosovës të drejtën e bashkimeve civile të të njëjtës gjini.
Megjithatë, Kurti ka një problem edhe me disa deputetë të partisë së tij, të cilët refuzojnë të japin votë pro për shkak të këtij neni. Për ta arritur këtë, Kurti po kërkon edhe votat e opozitës, ndërsa tha se personalisht do të kujdeset për të krijuar shumicën parlamentare.
“Kosova do të synojë që së shpejti të bëhet vendi i dytë në Ballkanin Perëndimor, pas fqinjëve tanë Mali i Zi, duke u ofruar qytetarëve të saj të drejtën e bashkimeve civile të të njëjtës gjini. Ne do të punojmë shumë për ta kaluar këtë në të ardhmen shumë të afërt. Për këtë unë personalisht do të ndërtoj një shumicë parlamentare – dhe do të bëj thirrje për mbështetje të gjerë për këtë edhe nga partitë opozitare. Vendimi për mbledhjen e qeverisë për këtë çështje tashmë është marrë”.
Kurti tha se kjo do të bëhet meqë e kërkon që Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut derisa kërkesa për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Europës është në proces.
“Ne e bëjmë këtë sepse është një e drejtë, sepse është një e drejtë, sepse është në kushtetutën tonë dhe sepse e dimë që Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka nxjerrë aktgjykime duke kërkuar që kjo të bëhet. Ne e dimë se ka vende në Këshillin e Europës për një kohë të gjatë që e kanë injoruar gjykatën për këtë. Kosova do të jetë ndryshe. Në këtë mënyrë duam të frymëzojmë të tjerët”, tha Kurti.
Hiç më pak se 14 deputetë të Vetëvendosjes kishin votuar kundër Kodit Civil, deputetë të partisë në pushtet, nuk votuan pro këtij projekt-kodi, bile disa zgjodhën fjalët më ofenduese ndaj komunitetit LGBTI+./Periskopi