
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas asaj që tha Josep Borrell, se ai nuk e ka pranuar propozimin e BE-së për kompromis, raporton Gazeta Blic.
Ai para gazetarëve tha se ka qenë Kosova e vetmja që ka propozuar dhe s’ka pasur propozim as nga BE e as nga Serbia.
“Propozim sot ka bërë vetëm Kosova në takim, s’ka pasur propozim as BE e as Serbia. BE është për ndërmjetësim, për t’i parë propozimet e palëve. Serbia s’ka pasur propozim, ka pasur vetëm një dokument kushtëzimi”, tha Kurti./Gazeta Blic/











