Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti: Qeveria e Kosovës është platformë ndihmuese për zhvillimin, rritjen dhe fitimin e sektorit privat

20/12/2023 - 12:13
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti: Qeveria e Kosovës është platformë ndihmuese për zhvillimin, rritjen dhe fitimin e sektorit privat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Organizuar nga Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, u mbajt konferenca vjetore, në të cilën u prezantua Strategjia për Zhvillim Industrial dhe Instrumentet Mbështetëse për Bizneset.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në këtë konferencë, tha se angazhimi dhe përkushtimi i qeverisë sonë për mbështetjen e ndërmarrjeve tona, është fuqizuar tutje me Strategjinë e parë për Zhvillim Industrial dhe Mbështetje të Biznesit 2030, e miratuar nga qeveria në këtë vit.

Gjatë këtij viti, përkrahja për industrinë prodhuese me eksporte është rritur ndjeshëm dhe Qeveria e Kosovës ka mbështetur Fondin Kosovar për Garanci Kreditore, mbështetjen, që iu është bërë bizneseve në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike, me masën 2.1, subvencionimi i kredive investuese. Si rezultat, ai theksoi se raporti i eksporteve ndaj importeve është përmirësuar nga 1 me 9 sa ka qenë në 1 me 6 sa është aktualisht, e ku vlera e mallrave në eksport për periudhën janar–nëntor 2023 arriti në 756.9 milionë apo 139% më shumë se sa në vitin 2019, që është viti i fundit parapandemik. Gjithashtu, kryeministri përmendi edhe nivelin e punësimit në sektorin privat, i cili është rritur përmes subvencionimit për bizneset, përmes masës 1.8 “Qeveria për Familjet” dhe masës 1.3 “Mbështetja për punësim të grave”, dhe platformës së punësimit për të rinjtë nën moshën 25 vjeçare, SuperPuna.

Kryeministri shtoi se kemi hedhur hapat dhe themelet për konsolidimin e progresit afatgjatë e të qëndrueshëm të vendit, por potenciali ynë zhvillimor ndonjëherë shkon edhe përtej parashikimeve.

“Kosova është vendi i të rinjve dhe i mundësive të reja, i progresit dhe i shpresës. Krejt indikatorët ekonomikë janë më shumë se sa vetëm numra e statistika, çfarë i përmenda më përpara. Janë pikënisja e një të ardhme të ndritur dhe një rrugëtimi afatgjatë drejt të mirës publike, shpërndarjes së barabartë dhe një shoqërie sa më gjithëpërfshirëse. Sepse, qeveria dhe qeverisja jonë e përbashkët është për të gjithë, pa lënë asnjëri prapa”, tha ai.

Duke i falënderuar të gjithë për angazhimin, kontributin, që kanë bërë me ndërmarrjet e tyre, në vështirësitë që i dimë, e që nuk i dimë, Kryeministri tha Qeveria e Republikës së Kosovës është infrastrukturë, është platformë ndihmuese për zhvillimin, rritjen dhe fitimin e sektorit privat në Republikën e Kosovës, që bartë barrën kryesore të punësimit në shoqërinë dhe vë vendin tonë.

Ndërkaq, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se ky vit, përtej sfidave të shumta, është përcjellë me rezultate të prekshme, të cilat kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në ambientin e të bërit biznes, zhvillimin e politikave industriale tregtare, zhvillimin e ndërmarrësisë dhe inovacionit, mbikëqyrjen e tregut, mbështetjen e prodhuesve vendorë dhe promovimin dhe përkrahjen e investimeve dhe eksporteve.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë