Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti: Reforma në administratë publike është një prej objektivave kyçe në programin e Qeverisë sonë

21/02/2023 - 13:16
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti: Reforma në administratë publike është një prej objektivave kyçe në programin e Qeverisë sonë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ishte sot folës kryesor, bashkë me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Szunyog, në konferencën vjetore “PAR-Progresi në Kosovë 2023”të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Kryeministri Kurti potencoi rëndësinë e reformës në administratën publike, për të cilën vlerësoi se është parakusht për zhvillim edhe të sektorëve të tjerë dhe shtoi se Republika e Kosovës qartazi e ka përcaktuar orientimin dhe politikat e saj shtetërore drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian

“Në kontekstin e modelit që adreson këto kërkesa për reformim, për Qeverinë ka qenë jetik fokusi që procesi në tërësi të jetë i bazuar në parime dhe vlera të cilat ne i ndajmë me shtetet demokratike, pra meritokraci, transparencë, llogaridhënie, efikasitet dhe mosdiskriminim”, tha Kryeministri Kurti.

Më tej, ai tha se Qeveria ka ndërmarrë hapa konkretë që ndërlidhen me reformën në administratë publike, i cili është fokusuar në planifikimin strategjik e i cili ngërthen Planin Kombëtar për Zhvillim; aprovimin e Strategjisë për Reformë në Administratë Publike për periudhën 2022-2027; Strategjinë për e-qeverisje dhe atë për siguri kibernetike, që përbëjnë njashtu boshtin e një planifikimi të mirëfilltë të reformave, si dhe hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga në Sektorin Publik. Për këtë të fundit, kryeministri tha se për herë të parë kemi një sistem të unifikuar të pagës në sektorin publik dhe po mënjanohet pabarazia drastike në pagë, çfarë ishte në të kaluarën.

Fjala e plotë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti:

Faleminderit znj. Loxha-Stublla, Drejtoreshë Ekzekutive e Grupit për Studime Juridike dhe Politike,

I nderuari z. Szunyog, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë,

I nderuari z. Dobra, Zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme,

I nderuari z. Vagi, Këshilltar i lartë i politikave dhe menaxher për Kosovën pranë SIGMA,

Të nderuar udhëheqës të institucioneve, të Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe të Agjencionit Kundër Korrupsion, znj. Vlora Spanca dhe z. Yll Buleshkaj,

Të nderuar shkëlqesi ambasador,

Ambasador i Republikës së Francës në Kosovë, z. Olivier Guérot,

dhe gjithashtu, të nderuar deputetë, drejtues të dy grupeve parlamentare, znj. Mimoza Kusari-Lila dhe z. Besnik Tahiri,

Të nderuar pjesëmarrës,

Zonja dhe zotërinj,

Sot nuk përbën më risi fakti që një administratë publike efikase është parakusht thelbësor i zhvillimit edhe të sektorëve tjerë njëjtë. Nuk paraqet risi as fakti që reforma në administratë publike, është një prej objektivave kyçe në programin e Qeverisë sonë.

Në ndërlidhjen mes shtetit, qytetarëve dhe sektorit privat, jetësohet roli i administratës publike. Po ashtu, shpërfaqet nevoja që ndërveprimi midis këtyre akterëve të jetë parimor.

Republika e Kosovës, qartazi e ka përcaktuar orientimin dhe politikat e saj shtetërore drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kemi ndërmarrë barrën e reformimit të sektorëve jetik, përfshirë këtu edhe reformimin e administratës publike.

Faktorët dhe shkaqet që kanë ndikuar në nevojën e një reformimi thelbësor në administratën publike kanë variuar përgjatë viteve. Megjithatë, në mënyrë konstante ata kanë ngërthyer urgjencën që administrata t’i përgjigjet zhvillimit të kohës dhe kontekstit social në vend. Që administrata jonë publike të ketë kapacitetet e nevojshme për bartjen e proceseve të synuara të integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe të ofrimit të shërbimeve si në kohë ashtu edhe me cilësi.

Në kontekstin e modelit që adreson këto kërkesa për reformim, për Qeverinë ka qenë jetik fokusi që procesi në tërësi të jetë i bazuar në parime dhe vlera të cilat ne i ndajmë me shtetet demokratike. Pra meritokraci, transparencë, llogaridhënie, efikasitet dhe mosdiskriminim.

Përmes vendosjes së këtyre parimeve në administratën publike, synohet garantimi i cilësisë, trajtimi i barabartë, ofrimi cilësor i shërbimeve dhe profesionalizmi i resurseve në kuadër të institucioneve publike.

Vetëm një qasje tërësisht e bazuar në këto parime, mund të adresojë sfidat e evidentuara në të kaluarën si në raportet vendore poashtu edhe ato ndërkombëtare.

Këto raporte kanë potencuar se:

• Kemi politizim në proceset e rekrutimit dhe mungesë të meritokracisë;

• Pastaj që në Kosovë kishim mungesë të profesionalizmit, përfshirë mungesën e zhvillimit profesional dhe të trajnimeve kualitative;

• Se ka mungesë të llogaridhënies dhe gjithashtu

• Mungesë të matjes adekuate të performancës.

Në vitet e shkuara pra raportet vendore e ndërkombëtare i kanë gjetur këto katër konstatime të cilat ne duhet t’i adresojmë edhe në plotni edhe me urgjencë.

Padyshim që me këto dukuri dhe mungesa që kanë përcjellur administratën tonë ndër vite, besimi i qytetarëve karshi institucioneve publike e veçanërisht karshi proceseve të rekrutimit, është zbehur. Kjo mandej në efektin zinxhir ka shkaktuar joefikasitet, në ngecje të ofrimit të shërbimeve, në cilësi dhe në reformën e zhvillimin e sektorëve të tjerë që janë po ashtu të rëndësishëm për shoqërinë.

Kjo ka qenë shtysë që Qeveria të tregojë vullnetin e plotë politik për të adresuar sfidat, përmes veprimeve konkrete ndaj reformimit të administratës publike në vendin tonë.

Fillimisht, procesi reformues është fokusuar në planifikimin strategjik e i cili ngërthen Planin Kombëtar për Zhvillim; aprovimin e Strategjisë për Reformë në Administratë Publike për periudhën 2022-2027; Strategjinë për e-qeverisje dhe atë për siguri kibernetike, që përbëjnë njashtu boshtin e një planifikimi të mirëfilltë të reformave.

Në anën tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme, ka udhëhequr reformën thelbësore legjislative në fushën e administratës publike. Një reformë ambicioze që synon rregullim të drejtë ligjor të sfidave me të cilat është përballur administrata jonë.

Me hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga në Sektorin Publik në fillim të këtij muaji, në Republikën e Kosovës, për herë të parë kemi një sistem të unifikuar të pagës në sektorin publik dhe po mënjanohet pabarazia drastike në pagë, çfarë ishte në të kaluarën. Në pajtim me programin qeverisës, dallimi mes pagës më të lartë dhe asaj më të ulët, nga 20 sa ishte dikur, tani është zbritur në vetëm 4.78 herë. Pra, nga 1 me 20, është edhe më mirë se 1 me 5. Kemi rritje të buxhetit për paga prej 105 milion euro. Po sigurohet fryma e drejtësisë dhe realizimi konkret i saj në hierarkinë e pagave, duke filluar nga kreu i shtetit me 1890 euro si paga më e lartë dhe asaj më e ulët, që është 395 euro.

Në dhjetor të vitit që lamë pas, Kuvendi i Republikës ka miratuar Ligjin për Zyrtarët Publik, që synon reformimin e burimeve njerëzore në kuadër të administratës publike dhe ofrimin e zgjidhjeve për institucionet publike drejt një performance më të mirë. Ky ligj është sfiduar nga opozita në Gjykatën Kushtetuese dhe presim vendimin përfundimtar të gjykatës. Megjithëkëtë, organet bartëse të reformës legjislative janë përkujdesur në respektimin e garancave dhe parimeve kushtetuese në çështjet të cilat i rregullon ky ligj.

Këto dy ligje synojnë profesionalizimin e administratës publike përmes promovimit të meritokracisë, krijimin e mundësive për tërheqjen dhe mbajtjen e kapaciteteve profesionale në sistemin tonë institucional, shpërblimin e drejtë të kontributit ndaj shtetit, kthimin e trurit nga diaspora, krijimin e mundësive për avancim për zyrtarët brenda administratës dhe ndërveprim me sektorin privat. Zbatimi i tyre do të rezultojë në rritjen e performancës së administratës publike, në rritjen e efikasitetit dhe të cilësisë së shërbimeve që sikur qytetarët ashtu edhe bizneset presin me të drejtë që t’i marrin.

Të nderuar pjesëmarrës,

Besoj që është evidente se Republika e Kosovës ka bërë progres në fushën e digjitalizimit në administratën publike. Një numër i madh i shërbimeve publike është digjitalizuar dhe platforma shtetërore e-Kosova ka aktualisht mbi 761 mijë përdorues të regjistruar. Pra, përafërsisht sa dy anëtarë në familje apo dyfishi i familjeve që kemi në Kosovë.

310 milionë vizita të bëra në këtë platformë dhe marrja e shërbimeve vetëm në kategorinë “familja” dhe “gjendja civile” plot 707 mijë herë, paraqesin fluksin e paraqitjes fizike në sportele që është mënjanuar përmes teknologjisë, kursimin e kohës për palën dhe për institucionin, si dhe rritjen e efikasitetit në marrjen e shërbimit nga qytetarët. Digjitalizimi i shërbimeve publike dhe procedurave administrative është gjithashtu prioritet në kuadër të reformimit dhe do të intensifikohen veprimet specifike përgjatë këtij viti.

Më këtë rast, i shpreh falënderimet e mia për të gjithë partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë që na kanë përkrahur në rrugëtimin jo të lehtë të reformës në administratën publike.

Ka një studim të Iniciativës Evropiane për Stabilitet – ESI, mbase para më shumë se një dekade përafërsisht, i cili bënë ndërlidhjen midis efikasitetit të administratës publike dhe shpejtësisë së integrimit evropian. Dhe del që nuk ka një ndërlidhje tjetër më të rëndësishëm për shpejtësinë e integrimit evropian për shtetet e kontinentit tonë sikurse ajo me efikasitetin e administratës publike. Madje, kjo ja tejkalon edhe rritjes ekonomike edhe sundimit të ligjit, andaj ne e marrim me kaq prioritet. Nuk mbaj mend nëse European Stability Initiative, pat marrë guximin për të konstatuar kauzalitet midis administratës publike dhe integrimit evropian apo kanë qenë modest dhe kanë konstatuar vetëm korrelacion, por ndërlidhja është shumë, shumë evidente.

Kjo reformë rrënjësore e filluar do të sjellë efikasitet, transparencë dhe llogaridhënie, për të adresuar kështu kërkesat dhe pritshmëritë që qytetarët kanë karshi institucioneve. Ne jemi tërësisht të përkushtuar në rolin dhe obligimet tona drejt përmbushjes së këtyre synimeve.

Ju faleminderit!

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë