Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti: Rënia e Afrim Bunjakut e skalit atë si figurë të ruajtjes së sovranitetit dhe sundimit të ligjit

24/09/2026 - 20:35
në Lajme
A A
Kurti: Rënia e Afrim Bunjakut e skalit atë si figurë të ruajtjes së sovranitetit dhe sundimit të ligjit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se sulmi terrorist i 24 shtatorit 2023 në Banjskë ishte një përpjekje e mbështetur nga Serbia për të cenuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Këto deklarata Kurti i bëri në akademinë përkujtimore në nderim të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator 2023 në Banjskë, gjatë sulmit të një grupi paramilitar serb, raporton Ekonomia Online.

Duke folur për situatën në veri të Kosovës dhe ndryshimet e ndodhura gjatë viteve të fundit, Kurti tha se për një kohë të gjatë veriu ishte përshkruar si zonë e pakontrolluar dhe vatër e krimit të organizuar.

“Në vazhdimësi e për shumë vite është shkruar dhe përfolur për veriun e Kosovës si vatër destabilizimi, tokë e askujt, zonë e pakontrolluar ku lulëzon krimi i organizuar, strukturat paralele dhe grupet kriminale. Vargmalet dhe territori i vështirë e i thepisur ishin shndërruar në hapësira lehtë të qasshme për kontrabandim armësh e mallrash, aktivitete ilegale të llojllojshme e hyrje-dalje të figurave kriminale. Ekzistonte një pajtim në heshtje se në veriun e Kosovës mund të jetohej dhe përfitohej jashtë orbitës së sundimit të ligjit dhe rendit demokratik. Kjo situatë e papranueshme dhe alarmuese duhej të ndryshonte medoemos. Ndryshimi në kalimin nga anomalia në normalitet, u përball me mobilizim të strukturave e grupeve kriminale të dirigjuara dhe organizuara nga Beogradi zyrtar”, tha Kurti.

Kurti tha se, sipas tij, Serbia kishte dështuar në përpjekjet për të ruajtur ndikimin në veri të Kosovës, duke përmendur barrikadat, sulmet ndaj institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it, dorëheqjet kolektive dhe praninë ushtarake serbe pranë kufirit.

“Serbia dështoi disa herë të ruante ndikimin e saj të madh në veriun e shtetit tonë. Nuk funksionuan as barrikadat, as sulmet e përsëritura ndaj institucioneve tona dhe KFOR-it, as dorëheqjet kolektive të orkestruara, as kërcënimet me aeroplanë MIG e ushtri të stacionuar afër kufirit, me baza të përparme ushtarake e të xhandarmërisë dhe nivel të lartë të tyre të gatishmërisë për sulm. Serbia e kuptoi se tashmë e ka humbur kontrollin dhe është eliminuar prania e aftësia e strukturave të saj brenda territorit të Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.

Kurti iu referua sulmit të 24 shtatorit 2023 në Banjskë, duke e cilësuar atë si sulm paramilitar të mbështetur, financuar, trajnuar dhe instruktuar nga Serbia.

“Në këtë situatë të re, synuan të imitojnë përsëri një tjetër metodë hibride të Rusisë: aneksimin e territorit. Sulmi paramilitar i 24 shtatorit në Banjskë tri vite më parë, u bë nga një grup terroristësh të mbështetur e financuar, trajnuar dhe instruktuar nga shteti i Serbisë, udhëhequr nga Millan Radoiçiq. Të veshur me uniforma taktike ushtarake e të pajisur me armatim të Ushtrisë dhe Forcave të Armatosura të Serbisë, atë mëngjes, hasën në një patrullë policore të Policisë së Kosovës, pjesëtarët e së cilës i sulmuan. Duke e aktivizuar një minë me kabllo nga distanca, terroristët serbë e vranë Rreshterin Afrim Bunjaku dhe e plagosën zyrtarin policor Alban Rashiti”, theksoi Kurti.

Kurti tha se, tri vjet pas sulmit, Millan Radoiçiq dhe pjesëtarë të tjerë të grupit vazhdojnë të jenë në Serbi dhe kërkoi që ata të përballen me drejtësinë në Kosovë.

“Tre vite nga sulmi i Banjskës, Millan Radoiçiq dhe pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist paramilitar, vazhdojnë të strehohen nga presidenti i Serbisë, teksa i ofron mbrojtje dhe shërbime. Ata duhet të përballen me drejtësinë në Kosovë dhe të gjykohen për sulmin me përmasa ushtarake të organizuar ndaj shtetit tonë dhe vrasjen e Afrim Bunjakut. Ne nuk do të ndalemi derisa të ketë drejtësi”, tha ai.

Në fjalimin e tij, kryeministri e cilësoi Afrim Bunjakun si hero dhe tha se rreshteri ra në krye të detyrës duke mbrojtur shtetin dhe paqen.

“Afrimi, heroi ynë, i doli në ballë terroristëve të këtij agresioni shtetëror e sulmi kriminal. Ai u vra duke mbrojtur shtetin dhe paqen. Rënia e tij në krye të detyrës, e skalit si figurë të ruajtjes së sovranitetit shtetëror e integritetit territoria, rendit publik e sundimit të ligjit. Falë sakrificës dhe aktit heroik të Afrim Bunjakut, nuk u ndal rruga e drejtë e shtrirjes së sovranitet në 17% të territorit të vendit tonë. Pas neutralizimit të sulmit të grupit paramilitar serb, për herë të parë nisi funksionimi i plotë i shtetit dhe të gjitha institucioneve të tij në veri të vendit. Pasoi arritja e shumë sukseseve dhe fitoreve në këtë trevjeçar në funksion të sundimit të ligjit dhe të sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim”, u shpreh ai.

Kurti renditi më pas një sërë masash dhe zhvillimesh që, sipas tij, kanë ndodhur në veri të Kosovës gjatë tri viteve pas sulmit në Banjskë.

“Periudha e ilegalitetit dhe kriminalitetit mori fund. U ndalua përdorimi i dinarit serb, dolën jashtë funksionit targat dhe patentë-shoferët e strukturave paralele serbe, u mbyllën 62 institucione paralele e ilegale, u mbyll Posta e Serbisë e pikat e derivative të kompanisë serbe ‘Nis Petrol’ që njihet si pjesë e Gazprom-it rus. Vijuan të mbyllen rrugët e shtigjet ilegale e të parandalohet kontrabandimi i armëve, municioneve dhe thasëve me dinarë. Sasi të mëdha armatimi u gjetën dhe sekuestruan gjatë tri viteve të fundit, ndërkaq për herë të parë filloi edhe faturimi i energjisë elektrike për banorët në katër komunat në veri të Kosovës. U hapën 844 biznese te reja, u rikthyen 71 familje në shtëpitë e tyre të uzurpuara dhe 51 familje në shtëpitë që u përkisnin por që ishin djegur e rrënuar”, tha kryeministri.

Kryeministri tha se në veri janë hapur edhe një sërë zyrash dhe degësh të institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Në veri u hapën edhe dega e Postës së Kosovës, zyrat komunale të Kadastrit, zyrat e Agjencisë për Punësim, Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agjencisë së Pyjeve e të Administratës Tatimore. Veriu po lidhet me jugun edhe në rrugë tokësore, gjersa janë ndërtuar dy ura të reja për këmbësorë e automjete kurse e treta urë është në ndërtim e sipër.”

Kurti e lidhi shtrirjen e institucioneve shtetërore edhe me zbulimin e varrezave masive nga lufta e fundit në Kosovë.

“Shtrirja e sovranitetit në veri dhe prania e operimi i institucioneve shtetërore atje, bëri të mundur edhe zbulimin e varrezave masive të luftës së fundit dhe zbardhjen e krimeve e masakrave të regjimit gjenocidal të Serbisë së Millosheviqit. Në gërmimet e realizuara në tri lokacione në Jabukë dhe Kalludër të Zubin Potokut, u gjetën mbetje mortore të 23 qytetarëve tanë, që i përkasin grupit të njohur si Grupi i Intelektualëve të rrëmbyer dhe ekzekutuar me 19 prill 1999”, theksoi ai.

Kryeministri foli për situatën e sigurisë në veri, duke thënë se sundimi i ligjit është forcuar dhe se qytetarët atje jetojnë më të sigurt.

“Siguria u ngrit dhe zgjerua, e rrjedhimisht sundimi i ligjit mbizotëron. Psh. përgjatë vitit të kaluar nuk u shënua asnjë rast i vrasjes apo grabitjes së rëndë atje. Republika është më e sigurt se asnjëherë më parë, e secili qytetar në veri të vendit jeton i lirë, i mbrojtur nga shteti, dhe më larg influencës dhe kërcënimeve të grupeve kriminale serbe dhe Beogradit zyrtar. Në secilën prej këtyre arritjeve, i gjejmë gjurmët dhe kontributin e Rreshterit, Heroit tonë Afrim Bunjaku. Ai është dëshmi e vlerave dhe rëndësisë së Policisë së Kosovës dhe veshjes së uniformës së saj. Afrim Bunjaku është frymëzim dhe orientim për çdo pjesëtar të Policisë së Kosovës. Ai është dëshmia sesi zyrtari publik e mbron shtetin e së drejtës dhe të drejtën e shtetit”, shtoi Kurti.

JU REKOMANDOJMË

A do të marrë pjesë në protestat kundër vendimit të Speciales? Kjo është përgjigjja e Kurtit

Pas shtyrjes së seancës konstituive, Albin Kurti bën këtë veprim të papritur
24/09/2026 - 20:23

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore me rastin e trevjetorit të rënies së heroit kombëtar,...

Më shumëDetails

Çfarë strategjie mund ta ndjekë Qeveria e Kosovës për apelin në Hagë?

Çfarë strategjie mund ta ndjekë Qeveria e Kosovës për apelin në Hagë?
24/09/2026 - 20:08

Tetë ditë nga dënimi me burgim të përgjithshëm prej 81 vjetësh i katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë,...

Më shumëDetails

Kosova publikon formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Irlandës

Kosova publikon formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Irlandës
24/09/2026 - 19:56

Kosova do të luajë sot nga ora 20:45 ndaj Irlandës në "Fadil Vokrri" në kuadër të Ligës B të Kombeve. "Dardanët" kanë publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen e...

Më shumëDetails

“Jo në emrin tim” nesër aksion para Akademisë së Shkencave për heshtjen ndaj aktgjykimit të Speciales

“Jo në emrin tim” nesër aksion para Akademisë së Shkencave për heshtjen ndaj aktgjykimit të Speciales
24/09/2026 - 19:44

Iniciativa “JO NË EMRIN TIM” ka paralajmëruar një aksion simbolik para objektit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), ku do t’i drejtojë Akademisë një...

Më shumëDetails

Arrestohet në Prishtinë një person i kërkuar për “vjedhje të rëndë”

Kreu tri vjedhje- Bie në duart e policisë hajni (A.B)
24/09/2026 - 19:15

Zyrtarët policorë të Stacionit Veriu në Prishtinë kanë arrestuar një person të kërkuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Sipas Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, i arrestuari është...

Më shumëDetails

Erdogan: Jam i bindur se do t’i marrim F-35, Trump është pozitiv në këtë perspektivë

Erdogan: Jam i bindur se do t’i marrim F-35, Trump është pozitiv në këtë perspektivë
24/09/2026 - 19:00

Presidenti turk tha se Donald Trump ka shprehur vullnet pozitiv për rikthimin e Turqisë në programin e avionëve luftarakë F-35 dhe se Ankaraja tani pret hapa konkretë nga...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Fituesi merr çelësat e veturës që u dha shpërblim nga Emona Center

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Biseda e familjarit të heroit Afrim Bunjaku me Klestor Veselin: “Kadria na maroi këtë…”

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, publikohen pikat e rendit të ditës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Goditet grupi i dyshuar për fajde e kanosje në Prishtinë, këta janë tre të arrestuarit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë