Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti s’po arrin të gjejë zëvendësim për Latifin, mbi një muaj pa Ministër të Shëndetësisë

16/11/2022 - 16:02
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti s’po arrin të gjejë zëvendësim për Latifin, mbi një muaj pa Ministër të Shëndetësisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti duket se s’po arrin që të gjejë një zëvendësim për Rifat Latifin, ish-Ministrin e Shëndetësisë që dha dorëheqje. Edhe pse kanë kaluar mbi 1 muaj nga dorëheqja e Latifit, ende s’është emëruar askush në krye të kësaj ministrie. Nga Qeveria e Kosovës s’janë përgjigjur, kur janë pyetur se kur do të emërohet Ministri i ri apo për emrat që po diskutohen për këtë pozitë.

Ministria e Shëndetësisë po udhëhiqet me ushtrues detyre qe mbi një muaj. Kjo pasi Rifat Latifi, i cili e udhëhiqte këtë ministri, dha dorëheqje në fillim të muajit tetor.

Dorëheqja e tij erdhi disa javë pasi Kryeministri Albin Kurti e themeloi Komisionin Ekzekutiv në Shëndetësi.

Emër të ri për këtë pozitë duket se Kryeministri Albin Kurti s’ka gjetur ende.

Nga Qeveria e Kosovës s’kanë kthyer përgjigje kur janë pyetur nga Gazeta Express se kur do të zgjidhet Ministri i ri apo për emrat që po diskutohen për këtë pozitë.

Hera e fundit kur dikush prej Qeverisë së Koosvës ka folur për këtë punë, është gati një muaji. Kishte qenë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ai i cili kishte thënë se s’është vendosur ende për emrin e Ministrit të ri.

“Nuk e kemi vendosur, kur të vendosim do t’ju themi. A do të jetë nga brenda LVV? Nuk e di. Rifat Latifi nuk ka qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje”, kishte deklaruar Bislimi.

Pas dorëheqjes, Latifi doli me një letër, ku e quante këtë si vendimin më të vështirë që ka marrë ndonjëherë në jetë.

Latifi kishte deklaruar se vendimin për t’u larguar nga Ministria, e mori pas shumë reflektimesh muajve të fundit.

“Siç është bërë e njohur tashmë, me datë 6 tetor 2022, me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit, dhashë dorëheqje nga Ministria e Shëndetësisë, ku shërbeva per 10 muaj e gjysmë si Ministër. Ky ka qenë vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë në jetën time.Ju falënderojë shumë për përkrahjen tuaj të vazhdueshme, besimin tuaj, se ne mund ta rindërtojmë, zhvillojmë, dhe transformojmë shëndetësinë e Kosovës”, thuhej në letrën e Latifin.

Por, në bazë të një interviste që e kishte dhënë vetëm disa ditë para dorëheqjes, Latifi dukej se as që e mendonte dorëheqjen.

Aty Latifi kishte zbuluar se si ishte telefonuar nga Kurti, për ta marrë drejtimin e Ministrisë. E përshkruante si moment shoku.

“Kur z.Kurti më thirri në telefon, ishte një nga surprizat më të mëdha të jetës sime. Kurre se kisha menduar se do të më ndodhte kjo lloj gjëje mua. Mund të më godiste rrufeja në pikë të ditës, por jo kjo. Isha në shok. Jo shumë gjëra mund të më shokojnë mua, por në këtë pikë isha i shokuar sepse s’dija çfarë të bëja. S’më kishte ndodhur kurrë përpara. I thash, “Faleminderit, jam në shok, dhe se do të të njoftoj”, rrëfente Latifi.

Ish-Ministri ishte i bindur se do ta përmirësonte gjendjen në shëndetësi.

“Çdo ditë është ditë e re në Ministrinë e Shëndetësisë. Por, është një nder në jetën time. Është punë e vështirë, por e di se çfarëdo që bëj, e përmirëson situatën këtu”, deklaronte Latifi.

Kurti themeloi Komision Ekzekutiv për Shëndetësi, edhe pse Latifi ishte ende Ministër

Kryeministri Albin Kurti kishte dalë me vendim për formimin e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, pas kritikave të vazhdueshme në adresë të Latifit, se s’po bën asgjë në këtë sektor.

Në mbledhjen e Qeverisë, të mbajtur më 14 shtator, Kurti kishte thënë se gjendja aktuale në shëndetësi kërkon veprim urgjent dhe se për këtë arsye po krijohet ky komision.

Deri tash, ky komision është mbledhur katër herë.

“Qeveria jonë e ka gjetur shëndetësinë në një gjendje të rënduar. Shëndetësia është një domen i shtrirë ndër shumë sektorë e instanca. Qasja e fragmentuar nuk është treguar efikase dhe sot jemi para një situate që na kërkon veprim urgjent, ekspeditiv dhe me qasje të integruar shumë sektoriale. Për këtë qëllim si kryeministër i Kosovës propozoj që të themelohet komisioni ekzekutiv për shëndetësi, për zbatimin e masave urgjente që do të sigurojnë funksionimin normal të sistemit shëndetësor me bazë në sistemin publik dhe do t’i hap rrugë reformës në shëndetësi”, kishte thënë Kurti.

Ai kishte folur edhe për përgjegjësitë që do të ketë ky komision.

“Ky komision ka këto përgjegjësi, pas një diskutimi preliminar që kemi zhvilluar së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin: e para të bëjë analizën dhe definimin e ndarjes dhe bashkëpunimit publiko privat në shëndetësi. E dyta zhvillimin e sistemit informativ në shëndetësi, me theks atë për sigurimet shëndetësore. E treta reformimin e SHSKUK-së përmes fuqizimit të QKUK-së dhe spitaleve rajonale. E katërta zhvillimin e sektorit publik të shëndetësisë, në kuptim të ngritjes së kapaciteteve të shërbimeve dhe kujdesit shëndetësor. E pesta themelimin e Spitalit Rajonal të Prishtinës dhe e gjashta ndërveprimi me pesë odat e profesionistëve shëndetësor”, deklaronte Kurti.

Aktualisht, Ushtruese e Detyrës së Ministrit të Shëndetësisë është Dafina Gexha./Gazeta Express

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë